Krishtlindje besimtarët në pritje të festës hyjnore
TIRANE- Ka ditë që ka nisur të ndihet në të gjithë vendin atmosfera festive e Krishtlindjes, me përgatitjet për ta pritur sa më mirë Krishtin-Foshnje, pas një periudhe të gjatë kreshme dhe lutjeje.
Mëngjesin e sotëm besimtarët morën pjesë në shërbesën e bukur të Orëve të Mëdha të Krishtlindjes, të mbushur me himne dhe me lexime nga Dhiata e Vjetër dhe e Re, që flasin për Lindjen e Krishtit. Të gjitha veprimtaritë dhe përgatitjet shpirtërore të besimtarëve orthodhoksë kulmojnë nesër, më 25 Dhjetor, me Shërbesat festive dhe Liturgjinë Hyjnore të Krishtlindjes (e cila nis në orën 07.00 dhe zgjat rreth 2 orë) që do të kryhet nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas, i cili do të lexojë gjatë saj edhe Mesazhin tradicional të festës.
Po të shtunën, nga ora 11.30-13.30, në selinë e Kryepiskopatës së Shenjtë Orthodhokse, në rrugën e Kavajës, do të bëhet pritja tradicionale, duke pritur urimet e rastit nga personalitetet e shtetit dhe të jetës politike, përfaqësuesit e komuniteteve të tjera fetare, diplomatëve të akredituar në vendin tonë, etj.
Në shërbesat që i paraprijnë Krishtlindjes lexohen pjesët e Dhiatës së Vjetër rreth Lindjes së Krishtit, duke theksuar profecinë e Mikeas, e cila e parathotë Bethlehemin si vendlindjen e Shpëtimtarit dhe profecitë e Isaisë rreth ardhjes dhe karakterit të Mesias.
“Vetë Zoti do t’ju japë një shenjë: Ja, një virgjëreshë do të mbetet me barrë dhe do të lindë një fëmijë, të cilin do ta quajnë Emanuel, që do të thotë Perëndia është me ne (Isaia 7:14-15). Sepse na ka lindur një fëmijë, një djalë na është dhënë. Mbi supet e tij do të jetë mbretërimi dhe do të quhet i Mrekullueshëm, Këshilltar, At i Përjetshëm, Princ i Paqes. Nuk do të ketë të sosur rritja e mbretërimit dhe paqes së tij” (Isaia 9:6-7).
Në Krishtlindje kremtohet lindja si njeri të Birit të Perëndisë, të atij që së bashku me Atin dhe Shpirtin e Shenjtë, është me të vërtetë Perëndi në jetë të jetëve.
Prandaj besimtarët këndojnë në Kishë vargjet "Virgjëresha lindi sot të përmbiqenshmen Fjalë, edhe dheu i blaton të paafruarit shpellën; Engjëjtë, me barinjtë po lavdërojnë, Magët pra, bashkë me yllin po udhëtojnë; se për ne ka lindur Krishti, si djalë foshnjë, i parëjetëshmi Zot”.
Festa e Krishtlindjes, është kremtimi i shpëtimit të botës nëpërmjet Birit të Perëndisë, i cili u bë njeri për ne, që me anën e tij, ne të mund të bëhemi hyjnorë, bij të Perëndisë.
(s.g/balkanWeb)