E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lodhja e zakonshme pas pushimeve

Kushdo qe e ka nisur ditën e punës sot nervoz dhe pa fuqi te mos shqetësohet. Lodhja, irritimi, shqetësimet ne gjumë, madje deri ne takikarti dhe djersitje te tepërta janë simptomat e kthimit ne pune. Epidemia e ditëve te para ne pune pas pushimeve prek gati gjysmën e atyre qe kthehen këto dite ne zyra. Madje ka edhe raste me te renda kur ndjesia te jep gati dhimbje fizike deri sa te përfundojë periudha e rikuperimit dhe përshtatja serish ne pune. Sipas psikologeve, njihet fakti qe çdo situate e re detyron një pjese te trurit tone te sforcohet, por lodhja shkakton ky veprim varet nga çdo person. Madje edhe vete pushimet sjellin stres, pasi përmbajnë ne vetvete objektiva te qarta, si shplodhje, argëtim, takime dhe eksperienca te reja. Një studim i fundit britanik ne universitetin Surrei, ka vëzhguar një grup personash para dhe pas festave te fundvitit. Te gjithë kane simptoma te ngjashme, si për shembull puna me përtese për një periudhe deri ne 2 jave pas kthimit ne zyre. Darkat, dollitë, e festat deri ne mëngjes, natyrisht shoqërohen me çrregullim te orarit te gjumit, e rrjedhimisht me çrregullim te te gjithë orës se brendshme biologjike. Është njësoj siç ndodh me ndryshimin e orës kur udhëton nga një shtet ne një tjetër, shpjegojnë specialistet. Dhe këshillat ne te tilla raste janë: - jepini vetes kohen e duhur për rikuperim, duke plotësuar orët e gjumit - përmbajuni axhendës tuaj për te mos humbur ritmin e duhur ne pune - evitoni te flisni për këtë situate me koleget, sepse do te përkeqësoni gjendjen duke ndikuar te njeri-tjetri - dhe ne fund kujdes me dietën, sepse nëse merrni shume kafe, te skuqura apo ushqime pikante, kjo ndikon direkt ne humorin tuaj.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›