E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtarisht në punë, por në fakt pushim

3 janari, qe përkon me te hënën e pare te janarit është zyrtarisht një dite pune. Por atmosfera e festave te ndërrimit te viteve, është ende shume e afërt. Ne 2 selite qendrore politike ne vend, si dhe ne çdo ministri, kane munguar aktivitetet apo komunikimet me publikun. Te vetmit persona qe kane vizituar për pak minuta këto seli, ishin zyrtare te një rangu te ulet. Administrata publike ishte ne pune, por aplikimi për pasaporta nis te martën ne 4 janar, ndërsa shkollat ri-fillojnë ne 6 janar. Duket se këto dite festimesh, kane rikthyer heshtjen pa akuzat e zakonshme qe tingëllon si paqe mes mazhorances dhe opozitës. Por kjo qetësi do te jete e përkohshme, pasi viti 2011, pritet te jete padyshim i ngjeshur me zhvillime politike. Sfida elektorale për pushtetin lokal qëndron ne prag, megjithëse klasa politike nuk ka mundur te gjeje ende një zgjidhje për krizën e prodhuar pas zgjedhjeve te fundit parlamentare. Kësaj klime aspak te favorshme mos-besimi, opozita ka deklaruar se do t'i përgjigjet me një vale te re protestash si ato qe lame pas pranverën e kaluar. Tensioni pritet te rritet këtë fundjave kur KQZ ka paralajmëruar djegien e fletëve te votimit përdorur ne zgjedhjet e qershorit 2009, duke i hedhur me shume benzine zjarrit qe po mbahet ndezur prej gati 2 vjetësh. Përpjekjet për fitimin e statusit kandidat, qe e humben vitin e kaluar, duket se do te konsumojnë te tjera energji. Dhe kjo beteje politike nis me sesionin e ri parlamentar, te hënën e trete te janarit.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›