E Shtunë, 31 Tetor 2026

12 familjet e Librazhdit pa strehë

12 Familjet e fshatit Karkavec të komunës së Qukësit në Librazhd ndodhen ne mes te kater rrugeve. Pas demtimit te shtepive nga rreshqitja e dherave ata janë detyruar te braktisin banesat. Viti i ri i gjeti shume prej tyre ne shtëpitë e te afërmeve, ndërsa te tjerë janë sistemuar ne disa banesa te mbetura bosh ne fshat. Krahas dëmtimit te shtëpive nga rrëshqitja e dherave janë bllokuar edhe disa rruge duke lënë ne izolim te plote qindra banore. Rreth 7 fshatra nuk kane asnjë komunikim me pjesën tjetër. Banoret detyrohen qe ushqimet apo furnizimet t'i mbajnë ne krahë ndërsa biznesi i kësaj zone është thuajse i falimentuar.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›