E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat, pesefishohet numri i kalimtareve në Morinë

Afrimi i festave te fundvitit ka shtuar fluksin ne pikekalimin kufitare te Morinit qe lidh Kosoven me Shqiperinë ku numri i levizjeve te emigranteve kosovare eshte rritur ndjeshem. Drejtoria e kufirit ne Kukes ka trefishuar numrin e sporteleve nga 2 ne 6 

KUKES-Ne prag te festave te fundvitit pesëfishohet numri i kalimtareve ne piken kufitare te Morines. Per perballimin e fluksit Drejtoria e kufirit ne Kukes ka trefishuar numrin e sporteleve nga 2 ne 6 si dhe ka lehtesuar procedurat e kalimit duke shmangur rradhet e gjata.
Afrimi i festave te fundvitit ka shtuar fluksin edhe ne pikekalimin kufitare te Morinit qe lidh Kosoven me Shqiperinë ku numri i levizjeve te emigranteve kosovare eshte rritur ndjeshem. Krahasuar me levizjen normale ditore numri i shtetasve te huaj qe kalojne kete pike eshte pesëfishuar pasi nje pjese e madhe e kosovareve kthehen nga vendet e europes duke kaluar ne kete pike kufitare qe eshte artier kryesore mes dy vendeve fqinje.
Për përballimin me sukses të fluksit të emigrantëve, Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit Kukës po zbaton një sërë plane masash të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, që konsistojnë në shtimin e numrit të sporteleve nga 2 deri ne 6 sportele në lehtësimin e procedurave të kalimit si dhe shmangjen e radhëve të gjata në këtë pikë doganore, pasi ne kete periudhe dimrore edhe temperaturat jan mjafte te uleta qe shenojne ne -9 grade dhe munde te sjellin shqetësime ne shendetin e udhetareve ne pritje te kalimit te kufirit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›