OSSH përfundon në dhjetor nënstacionin e Selitës
Rikonstruksioni i nënstacionit elektrik të Selitës, me një fond prej 12 milionë lekë, të dhëna nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes të energjisë elektrike, pritet të përfundojë në fund të muajit dhjetor. Nënstacioni i Selitës do ketë gjithsej 4 transformatorë
TIRANE-Duke nisur nga viti i ri 2009, pjesa jugore e kryeqytetit do të ketë një furnizim edhe më të mirë me energji elektrike. Kjo pasi, rikonstruksioni i nënstacionit elektrik të Selitës, me një fond prej 12 milionë lekë, të dhëna nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes të energjisë elektrike, pritet të përfundojë në fund të muajit dhjetor. Burime zyrtare të OSSH-së bënë të ditur se nënstacioni i Selitës do të ketë gjithsej 4 transformatorë me një fuqi instaluese prej 120 Megavolt gjithsej.
Punimet për rikonstruksionin e nënstacionit elektrik të Selitës kanë nisur në fillim të muajit nëntor të këtij viti.
Nenstacioni do të përmirësojë furnizimin me energji elektrike në pjesën jugore të kryeqytetit si në zonën e Selitës, rrugën e "Elbasanit", rrugën "1 Maji", Sauk, etj. Gjatë vitit 2008 OSSH ka realizuar një sërë rikonstruksionesh për fuqizimin e nënstacioneve elektrike në të gjithë vendin.
(d.b/News24/BalkanWeb)