E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasësit e kalimeve kufitare në vitin ’90 po mbrohen nga Edvini

Zëdhënësi i PD-së Gerti Bogdani ka denoncuar dje me dokumente krimet e diktaturës komuniste dhe mbështetjen që po i jepet kësaj trashëgimie nga Partia Socialiste. Prova se njerëzit që ekzekutuan shqiptarët e etur për liri dhe vlerat e Perëndimit tregojnë rreshtimin kriminal të kreut të PS-së


TIRANE - Zëdhënësi i Partisë Demokratike Gerti Bogdani ka denoncuar dje me anë të disa dokumenteve dhunën e ushtruar ndaj bashkëmoshatarëve dhe të rinjve, përmes të cilëve pasqyrohet një prej akteve, me pasojë vdekjen e të rinjve nga dhuna e sistemit komunist shqiptar në vitet ‘90-të. Sipas zëdhënësit të selisë blu në vitin 1990, kur kishte rënë perdja e hekurt dhe kur në vendet ish-komuniste të Evropës Juglindore po fillonin të vendoseshin sistemet demokratike, në Shqipëri vazhdonte dhuna dhe terroni i sistemit komunist, më e egër se kurrë. Zëdhënësi i PD-së citoi një rast të pastër masakre të forcave të regjimit, të cilat ekzekutojnë dy të rinj sepse tentuan të kapërcejnë kufirin. “Më lejoni t’ju citoj nga një dokument i përgatitur nga Policia Kufitare e Sarandës, më 22 Qershor 1990, ‘Në datën 21 qershor 1990 rreth orës 03.00 u kapën dy dhe u asgjësuan dy në tentative për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme në sektorin e pikës kufitare Grazhdan. Ushtari menjëherë qëlloi në ajër me pistoletë shenjëdhënëse për të ndriçuar terrenin... pasi panë se të dy elementet nuk ndaluan hapën zjarr mbi ta me breshëri, duke bërë asgjësimin e tyre të menjëhershëm’”. “Atë natë Qershori, vdiqën dy të rinj, 24 dhe 28 vjeç”, theksoi Bogdani. “Në këtë drejtim, Partia Demokratike me të drejtë pyet drejtuesit e opozitës, a meritojnë ata që ‘asgjësuan’ (siç shkruhet në dosje) mijëra e mijëra qytetarë dhe të rinj të pafajshëm, që ndërprenë ëndrrat e mijëra të rinjve, faji i vetëm i të cilëve ishte dëshira për një jetë më të mirë, të drejtojnë dhe gjykojnë sot fatet e shqiptarëve. Gjithashtu, Partia Demokratike me të drejtë pyet z. Rama, si mund t’i drejtohesh të rinjve sot për t’u bashkuar me një politikë të re, kur ju nuk doni të ndaheni nga e vjetra?

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›