E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka e Shqipërisë njofton për uljen e inflacionit

“Norma vjetore e inflacionit është në nivelin 2.6 për qind, ndërsa objektivi ishte 4 për qind”- kanë thënë burime nga Banka e Shqipërisë. Ndërkaq Banka e Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit të lekut 

TIRANE- Banka e Shqipërisë ka njoftuar se është ulur norma e inflacionit në Shqipëri.
“Norma vjetore e inflacionit është në nivelin 2.6 për qind, ndërsa objektivi ishte 4 për qind”- kanë thënë burime nga Banka e Shqipërisë.
Ndërkaq Banka e Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit të lekut në nivelin 6.25 përqind.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani tha se ulja e çmimeve të konsumit pritet të vazhdojë edhe në muajt pasardhës. Kjo sipas Fullanit do të thotë se fokusi i politikave monetare do të zhvendoset drejt evitimit të situatave deflacioniste dhe nxitjes së rritjes ekonomike.
Ndërkaq Ministri i Financave, Ridvan Bode tha se qeveria do të synojë të mbajë normën e inflacionit ,në kufijtë e plus minus një, të 3 përqindshit.

( e.n / BBC/ Balkanweb )



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›