Dënohet për kultivim hashashi, 75-vjeçaren e gjejnë festat në burg
Autori i Lajmit: red.
Një 75-vjeçare nga Fieri, e dënuar me 5 vjet heqje lirie për kultivim bimës narkotike, po i pret festat e fundvitit në qelitë e burgut të grave në kryeqyetet. E moshuara 75-vjeçare, Feride Bako nga fshati Mbyet i Fierit, e dënuar nga gjykata me 5 vjet për kultivim hashashi, në prill u arrestua duke lënë në shtëpi me të shoqin dy fëmijët jetimë të të birit, vrarë në Greqi disa kohë më parë. Por edhe i shoqi vdiq dy javë më parë. Tani fëmijët kanë mbetur vetëm, ndërsa 75-vjeçarja kërkoi që të lirohet sa më parë nga burgu për të qenë pranë nipërve të saj në festat e fundvitit.
Shoqet e burgut i falin rroba për jetimët që kanë mbetur pa prindër, e tashmë edhe pa gjyshërit. Ajo, madje i kursen edhe katër kokrra portokalli që t ua dërgojë atyre për Vitin e Ri. Siç janë të braktisur fëmijët e kësaj të moshuare ka edhe të tjerë. Kështu në qeli po vuan dënimin prej pesë vjetësh për hashash. Madje, fëmijët e disa prej tyre e përballojnë jetën vetëm, pasi nuk kanë pranë asnjë prej prindërve.
Ky lajm është publikuar: 26/12/2008