E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat, policia masa për lehtësimin e trafikut

TIRANË- Policia Bashkiake e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, nisi sot aksionin për të lehtësuar trafikun e rënduar në prag të ndërrimit të viteve.

Për këtë qëllim aksioni nisi në mëngjes herët në zonën e doganave, ku nuk janë lejuar parkime në rrugët hyrëse dhe dalëse të kryeqytetit. Përmes këtyre masave është bërë zhvendosja e automjeteve në hyrje-daljet e kryeqytetit, duke vendosur një sinjalistikë të re.

Policitë nuk kanë lejuar që automjetet të parkohen në rrugët hyrëse dhe dalëse të unazës, ndërkohë që janë gjobitur automjetet që kryejnë aktivitet të palicencuara.

Për të përballuar shtimin e numrit të automjeteve për shkak të kthimit të emigrantëve me rastin e festave, është vendosur që të kryhen shërbime shtesë nga policitë e qytetit.

Në realizimin e lehtësimit të qytetit nga trafiku, Policia Bashkiake po bashkëpunon me Policinë e Rendit dhe shërbime të tjera të Policisë së Shtetit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›