E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, arrestohen dy shqiptarë, akuzohen se vranë një 88-vjecare italiane

ROME-Dy shqiptarë u arrestuan sot në Albisola të Italisë pasi akuzohen se kanë vrarë një grua të moshuar italiane.

Sipas hetuesve Viktor Markaj 22 vjeç dhe Eugen Dervizhi 25 vjec nga Shqipëria janë vrasësit e 88 vjecares Rosa Vivalda Bellino e qëlluar për vdekje me një plumb në kokë natën e 15 dhjetorit teksa ajo ndodhej në gjumë në apartamentin e saj në rrugën “De Rege” në Albisola, province e Savones në Itali.
Dy të rinjtë ishin që në fillim të dyshuarit kryesor për këtë ngjarje të rëndë duke qenë se ishin të skeduar si hajdute profesionistë të cilët vidhnin në apartamentet e banorëve ndersa jetonin në Piemonte.

Policia i konsideronte hajdutë profesioniste pasi në grabitjet e bra perdornin gjithmone doreza për të mos lënë shenja gishtash ndërsa arrinin që me teknikat e tyre të hapnin dyert dhe dritaret e apartamenteve.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›