E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalaja merret nga brenda, jo nga jashte

Avni Xhemajli
Vaji dhe zhurma e se majtes dhe sidomos e kreut te saj Edi Rama ne Shqiperi per humbjen e Helenes ne 2005-en vazhdon te jete e madhe; te cilen atekohe ia kishte rrembyer e djathta e Sali Berishes. Kesaj radhe Edi Rama nuk ia doli ta ktheje ate ne kalane e socialisteve qe prej kohes kur ajo e kishte braktisur ate. Per pasoje, kreu i socialisteve ende s'po mund ta rimarre veten nga plaget qe pesoi ne betejen e 28 qershorit, humbje e cila duket se e ka goditur rende ne thember.
Mospajtimin e tij me epilogun e 28 qershorit Edi Rama po e shpreh me bojkotimin e parlamentit, gje me te cilen kreu i socialisteve si duket ju ka dhene deputeteve te partise se tij 'pushimin me gjate e me te mire' qe kane mundur ta kene pasur ndonjehere. Prej asaj dite, karriget dhe tavolinat e deputeteve te partise socialiste vazhdojne te qendrojne te boshatisura ne Kuvendin e Shqiperise; e qe ne vend se Edi Rama te kthehet ne parlament dhe betejen e tij politike ta zhvilloje nga brenda, ai vazhdon te qendroje jashte, duke i ftuar anetaret dhe perkrahesit e PS-se te dalin ne protesta, e te bejne zhurme, shume shume zhurme, rrugeve e neper sheshe.
Por, kush e ka lexuar "Iliaden" e Homerit apo e ka shikuar filmin e Trojes ndonjehere, ka pasur rastin te kuptoje dhe ta sheh se kalaja merret nga brenda. Por si duket Edi Rama nuk e ka lexuar "Iliaden" kurre dhe as qe e ka shikuar filmin "Troja" ndonjehere. Po ta kishte bere kete gje, me siguri se prej saj, tani do te kishte nxjerre nje mesim te dobishem per vete; se kalaja merret nga brenda e jo nga jashte, dhe me c'rast do te kuptonte se do te duhej te futej ne parlament dhe betejen ta zhvilloje nga brenda e jo nga jashte, sic eshte duke bere tani.
Nderkaq, faktin se kalaja merret nga brenda dhe jo nga jashte, duket se me se miri e kuptoi kreu i demokrateve Sali Berisha, ndoshta per arsye se e ka lexuar "Iliaden" e Homerit, por se ndoshta edhe e ka pare filmin e Trojes ndonjehere. Sidoqofte, perpos kesaj, ai kuptoi dhe verejti edhe dicka tjeter, se kalaja e tij, pervec qe mund te mbrohet nga brenda ajo mund te mbrohet edhe nga jashte; dhe menjehere pas betejes se 28 qershorit duke pare epilogun e ngushte te dyluftimit mes blloqeve Aleanca e Ndryshimit dhe Bashkimi per Ndryshim, kuptoi se muret e kalase se tij vertet ishin dobesuar dhe kishin pesuar qarje e plasaritje nga sulmet e pa rreshtuara te se majtes me koncentrim te vecante duke sulmuar ne "krahun e Gerdecit", ne anen e "Ylli Pangos" si dhe nga krahu tjeter me shenjester auto-rrugen Durres-Kukes-Morine. Mirepo prape se prape, kjo nuk i mjaftoi kreut te socialisteve Edi Rames per ta kthyer Helenen perseri ne shtepi.
Ne anen tjeter kreu i demokrateve Berisha, duke kuptuar dhe duke pare me kohe qarjen e mureve dhe plasaritjen e kalase se tij nga keto sulme per kete beteje, dhe, pervec qe kuptoi se kalaja duhet te mbrohet nga brenda, per ta shpetuar ate dhe per te vazhduar betejen, ajo tani duhej te mbrohej patjeter edhe nga jashte. Per kete arsye ai vendosi te zgjeroje koalicionin e tij pertej se djathtes duke e ftuar ne koalicionin e tij te majten e Ilir Metes. Me pranimin e ofertes nga Meta dhe me formimin e qeverise se re te integrimit evropian, Berisha si duket e goditi rende ne thember Edi Ramen duke e mbajtur keshtu Helenen edhe per rreth kater vite larg duarve te tij. Dhe kete ndoshta edhe si ndeshkim, ngaqe Edi nuk po tregohet edhe gjithaq ndershem e i sjellshem me pushtetin dhe boten femerore.
Berisha pra, me zgjerimin e koalicionit dhe me zemergjeresine e tij te treguar ndaj LSI-se dhe vecanerisht ndaj Ilir Metes, i cili pervec qe gezon postin e zevendeskryeministrit, ai tani e udheheq edhe njerin prej dikastereve me te rendesishme te nje shteti, Ministrine e Puneve te Jashtme te Shqiperise; dhe, me kycjen edhe te tre deputeteve te tjere te LSI-se me poste ministrore ne kabinetin e ri qeveritar, si dhe duke vendosur edhe anetare te tjere te partise neper pozita nen ministrore, LSI-ja arriti maksimumin e mundshem. Me kete gje, Berisha duke kenaqur deshirat e partnerit ne koalicion, ka ngritur nje kala te fuqishme, e cila veshtire se do te mund te merret nga protestat e Edi Rames me zhurme, shume shume zhurme, shesheve e rrugeve te Elbasanit, Durresit, Shkodres, Beratit, Fierit e Tiranes.
Protestat, te organizuara nga Edi Rama rrugeve e neper sheshe ne kohen e fundit, qene te zbehta. Ato nuk treguan efektet e deshiruara per te ndryshuar dicka ne te mire te socialisteve. Prandaj qendrimi jashte parlamentit i Edi Rames nuk mund ta kthen humbjen ne fitore, madje as hapja e kutive te zgjedhjeve. Fitorja pra nuk mund te kthehet duke qendruar jashte parlamentit por duke u futur brenda tij, sepse pervec tjerash, pushteti ne demokraci merret nga brenda e jo nga jashte. Ndersa udheheqja dhe politikberja me autoritarizem e arrogance qe ben Edi Rama i takojne te kaluares. Pra duhet ditur se me arrogance dhe kokefortesi nuk mund te behet me politike ne kohen qe po jetojme. Prandaj zhurma e Edi Rames do te duhej te zhvendosej nga sheshet e rruget e te kaloje ne parlament. Per ndryshe, thembra e Edi Rames rrezikon ta marre ne qafe te gjithe partine e tij.
Qendrimi jashte parlamentit me shume se askend tjeter e demton dhe e rrezikon vet drejtpersedrejti Partine socialiste, dhe ate ne rrezikimin e humbjes se anetaresise dhe elektoratit qe lehtesisht -duke pare ngecjet e PS-se- te kalojne ne taborin e te majtes tjeter, ate te Ilir Metes, i cili tani nen ombrellen e perbashket djathtisto-majtiste, Berisha-Meta, po tregon nje pjekuri politike dhe nje performance te mire prej lideri. Dhe rreziku per PS-ne mund te ashpersohet edhe me shume, ne qofte se, nga pakenaqesia e qendrimeve te kreut te saj Edi Rama, duke mbajtur pezull partine per te mos shkuar ne parlament, te zgjohet ndonje rezistence brenda PS-se dhe te copetoje prape ndonje pjese prej saj, sic ndodhi vite me pare me Ilir Meten, e qe ne betejen e fundit te majtes i kushtoi mjaft shtrenjte, me Helenen e shumekerkuar.
Qendrimi jashte parlamentit edhe per arsye te tjera nuk eshte zgjidhje, sepse gati gjysma e Shqiperise nuk mund te mbetet peng e nje lideri autokrat e te qendroje jashte parlamentit; sepse pervec tjerash, bojkoti i Rames duke qendruar jashte tij, prolongon edhe punen e kuvendit. Per kete arsye edhe Komisioni Evropian edhe ambasadoret e shteteve te ndryshme ne Tirane, po i bejne vazhdimisht thirrje atij te mos qendrojne jashte por te futet brenda ne parlament, qe te vazhdohet me zhvillimin e metutjeshem te vendit, ne nxjerrjen e ligjeve dhe vazhdimin e reformave qe e ofrojne vendin drejt integrimit evropian.
Kthimi i Edi Rames ne parlament do te ishte me i mire per te, me gjithe zhgenjimin e dhimbjen e madhe per mosarritjen e synimeve per ta kthyer Helenen perseri ne kalane e socialisteve. Por megjithate kthimi i tij do te ishte nje clirim dhe nje fillim i ri per te, sepse sic thote Kadare se me mire nje fund i dhimbshem se sa nje dhimbje pa fund.
Ne nderkohe Edi Rama ndoshta do te marre pak kohe dhe te lexoje "Iliaden" apo se paku qe ta shijoje filmin "Troja", dhe me c'rast te kuptoje se kalaja merret nga brenda dhe jo nga jashte, qe me kete gje te pergatitet me mire per kthimin e Helenes me 2013. Deri atehere, ai duhet te mjaftohet me postin e kryebashkiakut te Tiranes, nese per cdo rast nuk peson ndonje "shkurorezim" te papritur me 2011, qe me c'rast zhurma e Berishes do te ndalej edhe me shume, nderkohe qe zhurma e Edi Rames do te rritej edhe me shume.
Dhe per sa kohe ta kemi Ramen e Berishen ne Shqiperi, per po aq kohe do te kemi zhurme, shume shume zhurme ne Shqiperi, dhe ne s'do te mund te ankohemi se s'kemi cfare te shkruajme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›