E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bora nuk pengon emigrantet, 3100 te kthyer vetem dje

Gjirokaster- Dimri i eger me bore dhe shi te rrembyeshem nuk i ka penguar emigrantet shqiptare ne Greqi qe te rikthehen per festat e fundvitit, Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Qe prej ores 00:30 e mengjesit te dites se djeshme, deri ne oren 08:00 te po kesaj dite, nepermjet Pikes se Kalimit Kufitar Kakavije kane hyre 3100 emigrante si dhe 650 automjete, ndersa kane dale 550 persona dhe 200 automjete. Zedhenesi i policise Gjirokaster, Gentian Mullai, njoftoi se dy dite me pare, data 19 dhjetor, kane hyre 6580 persona dhe 1630 automjete. "Nga pala shqiptare ne hyrje punohet me 5 sportele dhe kjo do varet ne varesi te fluksit, ku ne rast shtimi te makinave dhe njerezve, do te shtohen edhe sportelet", tha Mullai. Nga pala greke punohet me 2 sportele ne dalje dhe 2 ne hyrje, pasi pala greke gjate hyrjes se emigranteve per ne Shqiperi nuk aplikon procedura kontrolli te njejta, si ato qe aplikon gjate hyrjes se emigranteve per ne shtetin Grek. Si rezultat i masave te marra nuk jane shfaqur radhe ne Kakavije, fluksi vazhdon me ritem normal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›