Sistem bankar - sipermarrje private, faktor i rendesishem zhvillimi
Eugenia Gjuraj*
Sistemi financiar eshte truri i ekonomise se tregut. Rritja e profesionalizmit dhe transparences se bankave ne vendin tone, eshte nje kusht i rendesishem ne zhvillimin e kesaj ekonomie. E pare ne kete drite, trajtimi i diferencuar i bizneseve-kliente te bankave, bazuar ne nje histori krediti dhe stabilitet transaksionesh, shihet si nje domosdoshmeri. Kalimi i 90% te transaksioneve financiare te biznesit permes bankave, eshte nga njera ane nje mbeshtetje e metejshme ligjore dhe morale per zhvillimin dhe konsolidimin e sistemit bankar, dhe nga ana tjeter obligon per bankat qe te bejne te mundur, rishikimin e tarifave te sherbimit, qe per pasoje sjell lehtesimin e kostove ne marredheniet me bankat, duke aplikuar nje trajtim te diferencuar te ketyre klienteve. Ky trajtim i diferencuar do te arrihej permes nje analize te perditesuar te nje baze te dhenash, e strukturuar mbi kritere te sakta, e cila do t'i paraprije nje analize potenciale risku, dhe pse jo do te mundesonte, prezantimin ne treg te paketave te diferencuara te produkteve bankare dhe do te diferenconte kriteret e kreditimit, dhene bizneseve te vogla dhe te mesme, per qellime investimi, apo financimi te kapitalit qarkullues.
Gjithashtu nje vemendje duhet t`i kushtohet edhe rritjes se transparences se sherbimeve bankare dhe fuqizimit te kuadrit rregullativ te mbrojtjes se klientit, nga praktikat e mundshme abuzive te sistemit financiar. Ne kushtet ku niveli i njohurive ekonomiko-financiar i klienteve te bankave, i ndikuar nga nje sere faktoresh si, shumellojshmeria dhe sofistikimi i produkteve dhe sherbimeve financiare, zhvillimi i shpejte i teknologjise, levizjet demografike te popullsise nga zonat rurale ne ato urbane, historia personale e secilit me financat, e kane bere huadhenien me te perhapur, dhe si pasoje, mungesa e njohurive ndaj saj, ben te pamundur marrjen e informacionit ne kohen e duhur.
Ndaj eshte shume e nevojshme prezantimi sa me i qarte dhe transparent i paketes kontraktuale te nenshkruar mes klientit dhe bankes, termat e nje kontrate, normat e interesit, afatet, penalitet, percaktimin e monedhes etj.
Ne pershpejtimin e procedurave dhe eficiencen operacionale, vlen te konsiderohet e rendesishme, saktesimi i dokumentacionit qe shoqeron proceduren e dhenies se kredive. Ne me te shumten e rasteve, dokumentacioni i publikuar si i kerkuar nga sektori i analizes se riskut ne banka, nuk eshte realisht as 20% i teresise se dokumenteve qe shoqeron ne perfundim dosjen e klientit per shqyrtim. Eshte e kuptueshme qe llojshmeria e dokumenteve te kerkuara varion nga kerkesat per kreditim. Ne rast se do te ekzistonte per cdo klient/biznes, nje baze e analizuar e te dhenave, do te limitohej dhe saktesohej me transparence dokumentacioni shoqerues, gje qe do te diktonte shkurtimin e kohes dhe rritjen e eficiences se shqyrtimit te dosjeve, si dhe do te garantonte nje vendimmarrje objektive.
Nga vete sipermarrjet private, duhet te investohet me urgjence dhe prioritet ne permiresimin e sistemeve te drejtimit te kontrollit, si dhe ne rritjen e aftesive parashikuese, duke konsoliduar nje staf profesional dhe te kualifikuar ne te gjitha nivelet, menaxheriale dhe ato operacionale. Kjo sipermarrje private do te performoje me standarde, eficience, vizion afatgjate, e mbeshtetur ne analiza te qarta dhe plane biznesi qe sigurojne suksesin e investimit. Dhoma e Tregtise dhe Industrise Tirane ne komunikim te vazhdueshem me bankat e nivelit te dyte i ben thirrje ketyre te fundit, aktore te rendesishem te ketij tregu qe te reagojne dhe te reflektojne uljen e normes se interesit, e cila do te perkthehet ne rritje te kreditimit te sektorit privat.
Ne kete drejtim Dhoma e Tregtise ka dhene dhe jep kontributin e saj konkret, e te qenit, partneri me i rendesishem i biznesit ne Shqiperi, me profesionalizmin e stafit te dy departamenteve te reja te ngritura prane kesaj Dhome: Qendres se Trajnimit Profesional dhe Departamentin e Riskut dhe Studimit te Tregut.
Parimi qe e udheheq qendren eshte profesionalizmi, qe do te thote pavaresi dhe sukses i sipermarrjes private. Kjo Qender Trajnimi ofron kurse profesionale te menaxhimit te cilesise, menaxhimit financiar dhe te sistemit te standardeve, te drejtuar nga lektore te huaj dhe vendas, me eksperience te gjate ne keto fusha. Menaxhimi i cilesise dhe ai financiar, kane vlera cilesore te shumefishta: diktojne cilesi te produkteve te ofruara, analize reale te kostos se prodhimit dhe jo vetem kaq, por ngritje te ketij koncepti ne nje sistem te llogaritjes se saj, formalizim te biznesit, standarde reale dhe jo fiktive. Ne kete qender po implementohet nje tjeter projekt i rendesishem, krijimi i nje baze te dhenash e kapaciteve dhe burimeve njerezore. Kjo baze te dhenash eshte e ndertuar mbi kriteret sektoriale dhe analize tregu, eshte e strukturuar profesionalisht dhe do ti prezantohet dhe furnizoje sipermarrjen private me nje staf profesional te intervistuar dhe te testuar nga panele te specializuara te huaja dhe vendase. E gjitha kjo do ti ofrohet bizneseve ne formen e nje pakete sherbimesh. Sipermarrja private do te kete mundesine te kete nje asistence profesionale te ofruar nga burime te specializuara te Departamentit te Riskut dhe te Studimit te Tregut prane Dhomes se Tregtise, ne hartimin e planeve te biznesit me fokus investimet afatmesem dhe afatgjate, qe kontribuojne ne ruajtjen e balancave sektoriale te zhvillimit te vendit.
* Drejtore Ekzekutive, Dhoma e Tregtise dhe Industrise Tirane