E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feste e trishte evropiane ne Tirane

Sdo te kete me as 0900 kjo gjetje gjeniale per tu plasur buzen sa me shume shqiptareve me ca pergjigje raciste dhe pagesa te majme impulsesh. Sdo te kete me seksere per prime sigurimesh ambulante para ambasadave. Madje edhe garanci bankare dhe vertetime te pakuptimta. Per me teper shija e hidhur e nje pagese te majme diku tek 5 mije leke per nje pulle vize madje edhe ne rast refuzimi

Nga Eno Cacaj

Destinacioni Evrope tashme nuk eshte nje ekuacion me shume te panjohura. Radhet e gjata neper dyer ambasadash do te zhvendosen ne pisten e aeroportit nderkombetar te Tiranes dhe ne terminalin e pasagjereve qe jo pa qellim u zgjerua jo me larg se para disa kohesh. Noteret nuk do te kene me shansin te kene shume pune me noterizime dokumentesh per ne ambasada.

Sdo te kete me as 0900 kjo gjetje gjeniale per tu plasur buzen sa me shume shqiptareve me ca pergjigje raciste dhe pagesa te majme impulsesh. Sdo te kete me seksere per prime sigurimesh ambulante para ambasadave. Madje edhe garanci bankare dhe vertetime te pakuptimta. Per me teper shija e hidhur e nje pagese te majme diku tek 5 mije leke per nje pulle vize madje edhe ne rast refuzimi.

Gjithe kjo industri ne sherbim te nje pulle me logon e BE-se ne pasaporte do te zevendesohet neper blerje apo rezervime online te biletave dhe agjenci te gatshme per te plotesuar kerkesat e destinacioneve.
E pra kur e mendon se sa i veshtire dhe i pamundur ka qene ndonjehere ky kalvar i gjate i hallit per te patur nje vize te vjen te hidhesh ne qiell nga gezimi. Dhe ka te drejte te festoje shqiptari. Madje me shume se kushdo popull qe prek kete enderr dekadash nder vite. Por menyra se si duhet te festohet eshte paksa e pazakonte. Vertet perse duhet qe shqiptarin ta kape gazi dhe hareja. Perse ai nuk duhet te festoje sadopak ne ate qetesine dhe klasin qe ndoshta mund ti shkoje per shtat me shume se kushdo.

vertete qe skemi qene Evrope por jo pjese e pandare e saj. Sa afer jemi prej dy nga shtetet qe vizitohen me shume nga turistet. Sa milione emigrante kemi derguar neper dyert e kesaj Evrope qe sot hapi dyert e saj per gjithe shqiptaret. shte kjo e verteta. Per te shkuar me tej. Sa te huaj kemi punesuar ketu ne vendin tone dhe sa te denje do te ishin ata sikur te punonin ne Evrope aty ku po punojne aktualisht shqiptaret.

E pra edhe aq ne dite te hallit nuk paskemi qene si komb teksa sheh pergatitjet e heshtura te valixheve te stafeve konsullore te vendeve si Italia Gjermania Greqia Franca etj. Te gjithe keta pjese e nje strukture te sterfryre prapa kangjellave te nje ambasade nisur nga kerkesa e shqiptareve per ca viza me shume.
Sot festohet ne Tirane per hyrjen ne Europe te shqiptareve pa viza megjithate nje fare dinjiteti duhet te kishim treguar ne fakt per te mos sjelle me ane te festave peshtjellime ne mendjet evropiane. Hyrja pa viza ne Europe nuk do te thote perseritje e termit te hidhur me luge floriri. Sot europianet kane te drejte te jene me skeptike se kurre per menyren se si po e perkthejme dhe lexojme ne vendimin e BE.

Te hysh me saze dhe daulle ne Evrope do te thote te krijosh rremuje dhe tu japesh te kuptojne kombeve te tjera me europiane se nese dicka mund te ndodhe pas kesaj lodre me emrin pa vize. Perse nuk mendojme se si mund te binjakezojme Universitetet tona dhe per me teper te kalojme ne klase disa nga keta privatet qe jane vertet ku therret qameti. Perse nuk mendojme me pare per arsimimin e ketij kombi Do shkojme te trokasim neper dyert e europianeve per te lypur nga ku mos te habitemi pas ndonje pergjigje hajt Zoti te dhashte vize. Perse nuk mendojme se si mund te zgjidhim problemet shendetesore dhe a mund shqiptaret te kryejne vizita mjekesore neper klinikat apo spitalet e Evropes.

A kane nje karte apo nje libreze shendetesore ne anglisht italisht apo frengjisht shqiptaret nga ku mund te merret vesh se nga se vuajne.

Edhe ketu do te jemi te padenje dhe e sigurt qe do thuhet rendom termi me ta shpif shqiptari. Te semure dhe te paekzaminuar nga asnje lloj qendre shendetesore. Perse nuk mendojme si te krijojme kushte te qyteterojme shqiptarine per mbrojtjen e ambientit kultures edukaten. A mendoi kush per keto perpara se te organizonte festime apo te hidhte ne qiell fishekzjarre. Jane keto gjera qe e bejne kete feste te trishte dhe jo shume pompoze. Boshnjaket vendosen te mos festojne dhe te mos dehen nga padituria se cdo te thote ky nocion kolektiv.

Po ne perse nxitojme dhe perse harbohemi kur vetem pak dite me pare nje autobus qe udhetonte i gjithi me viza ne pasaporte u rrokullis ne nje humnere ne bash te vendit. ndrra e tyre kishte marre udhe jashte ketij vendi pa pritur mesymjen drejt kufijve te shqiptareve te tjere.
Pa dashur lind pyetja se perse sa here qe ka nje miting elektoral apo manifestime te tjera politike karvanet e autobuseve i mbeshtillen rreth e qark Tiranes Perse do te duhej edhe sot ne kete feste te madhe te shqiptareve qe keta karvane te bllokonin trafikun e shqiptareve qe punojne dhe duan te kthehen pas nje te premte pasdite prane familjes. Dhe kjo vlen per te dyja partite me sakte edhe per partine e trete qe i ka me shume me qejf manifestimet.

Nuk kane njerez te mjaftueshem ne Tirane dhe halli i detyron per te mbushur sheshet me hallexhinj nga rrethet Ka nje pergjigje per gjithe kete lloj situate. Ka ndodhur ajo qe sduhet ti ndodhte politikes. shte bere apatike dhe i ngjan nje rruge pa krye por i njohur destinacioni.

Distanca qe ajo po krijon me shoqerine grupet e interesit dhe intelektualet e pavarur dhe me interes vetem tek puna dhe perpjekja sublime per te cuar buken e perditshme ne shtepi solli kete gjeme qe po i ndodh aktualisht cdo fenomeni qe ka per baze marketingun politik. Te besh P.R. per cfaredo lloj arritje e veshur nen okelion e politikes krijon boshlleqe dhe deme te konsiderueshme tek interesi mbarekombetar vecanerisht ne ate qytetar. Per sa kohe instrumenti politik-beres nuk gershetohet me aksionin dhe interesin qytetar me shume autobuze me militante do te kemi ne pikat kyce te qytetit nga cdo lloj partie. Me shume trafik dhe kaos. Me shume renie te interesit madje deri edhe ne perbuzje nga ana e atyre qe dite pas dite i humbi politika ne kalvarin e saj te gjate vecanerisht ne kryqezimin tranzicion. Ata jane ata qe ngrihen ne mengjes pa zhurme dhe shkojne punojne aty ku u behet me mire ku jane te konkurrueshem.

Konsumojne pushimin e drekes dhe me pas drejtohen per ne familjet e tyre me nje shprese per tu kthyer sa me shpejt prane familjes se tyre. Kaq u mjafton dhe nese ua bezdis kete ritual sadopak te thjeshte dihet se i humbet shume kollaj. Ashtu si shkelqimi i kesaj feste qe u duk akoma me i zbehte dhe i vyshkur kete vjeshte ne Tirane.

Marre nga Gazeta Shqiptare

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›