Festë në Spanjë, zhgënjime krenari në Paraguai
TIRANE- Spanja arriti në gjysmëfinale të Kupës pas 60 vjetësh, duke mundur 1-0 Paraguain, ndërsa në rrugët e këtij vendi tifozët e kanë gdhirë duke festuar. Ndeshja me amerikano-jugorët ka qenë tepër e vështirë, por goli i David Vijës, i kthyer tashmë në një hero kombëtar, i ka dhënë kualifikimi skuadrës së Del Boskes. Tifozët kanë valëvitur flamuj dhe fanellën e Vijës, autor i 5 golave në këtë Botëror. Zona përqark stadiumit Santiago Bernabeu në Madrid ka qenë më e populluara nga tifozët, ndërsa festime ka patur thuajse në të gjithë vendin. Tashmë njerëzit presin një tjetër triumf, ndaj Gjermanisë më 7 korrik, për të kaluar për herë të parë në finalen e një Botërori.
Ndërkohë në Asunsion të Paraguait njerëzit kanë mbetur të trishtuar pas eliminimit nga Spanja. Për këtë skuadër ishte edicioni më i mirë në histori, me kualifikimin për herë të parë në çerekfinale, por sipas tifozëve, Spanja nuk ishte aspak superiore në fushën e lojës. Paraguai pati mundësinë më të mirë për të siguruar një vend në katërshe, por sulmuesi i Benfikës Oskar Kardozo humbi një penallti në minutën e 59-të. Paraqitja e skuadrës së Gerardo Martinos ka qenë vërtetë një surprizë e bukur, jo vetëm në këtë ndeshje, por gjatë gjithë Botërorit.
(Altin Latifi/BalkanWeb)