E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lot e trishtim, nëArgjentinë endenuk e besojnë

BUENOS AIRES- Ndërkohë një atmosferë komplet tjetër në Argjentinë. Në rrugët e Buenos Airesit ka qenë një dramë e vërtetë, me njerëz që qanin dhe nuk u besonin syve për kombëtaren e tyre. Pas çdo goli gjerman, dëshpërimi i tifozëve ka ardhur duke u rritur, ndërsa ëndrra e secilit prej tyre është thyer në mes.

Argjentina kishte treguar një futboll spektakolar në 4 ndeshjet e para dhe për shumë tifozë në Argjentinë kishte ardhur momenti që ajo të fitonte Kupën e Botës. “Më vjen që të lë futbollin që sot”, thotë Maskerano në linjë telefonike. “Për fat të keq nuk mund të gjejmë asnjë shpjegim për dhimbjen që ndjejmë në këto momente”, ishte komenti i Hajnzes, ndërsa mundohej të fshinte lotët nga fytyra.
Ndërkohë që telekamerat fokusonin përqafimin e Dalma Maradonës me të atin në tunelin e stadiumit, televizionet dhe gazetat argjentinase kanë nisur procesin, ndërsa tifozët në rrugë kanë qenë më të dëshpëruar se kurrë. Maradona nuk mundi ta bënte dot realitet ëndrrën për fitimin e Botërorit, ndërsa ai vetë ishte një nga personat më të kritikuar pas humbjes me Gjermaninë.
Në rastin e tij, tifozët dhe politikanët kanë qenë të ndarë, ndërsa mediat kanë qenë ato që e kanë fajësuar totalisht për disfatën.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›