E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermanët në delirmediat ngrenë në qiellheronjtë

BERLIN- Në të gjithë Gjermaninë, e shtuna ka qenë si një festë kombëtare për shkak të fitores 4-0 me Argjentinën në çerekfinale të Kupës së Botës. Mijëra njerëz kanë dalë nëpër rrugë me makina e flamuj, duke treguar entuziazmin për një fitore madhështore ndaj asaj që konsiderohej si një nga skuadrat favorite të turneut. Tomas Myler, Miroslasv Klose dhe Arne Fridrih bënë realitet ëndrrën e gjermanëve për një vend mes 4 më të mirave, ashtu si 4 vjet më parë në vendin e tyre.
Ndërkohë ditën e dielë titujt e shtypit kanë qenë bombastikë, duke nisur nga të përditshmet kryesore në vend. “Gjermani-Ole”, titullon Berliner Kurier, ndërsa Bild hapet me titullin: “Faleminderit djema, ju jeni heronj!”. Ajo nuk harron tw ironizojw edhe Maradonwn me njw titull tw madh: Adios Diego!

Bild i ka kushtuar një rëndësi të madhe edhe shënuesit Miroslav Klose, që ka arritur Gerd Myler me 14 gola dhe është vetëm një gol larg rekordit të Ronaldos. “4-0, më mirë se kaq nuk mund të bëhet”, është titulli i Berliner Zeitung.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›