E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festë te Vorsklas, trishtim te Krivbas

Vorsklas Poltava arriti një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mundur 3-1 M.Zakarpatjen. Tre kosovarët e Kombëtares shqiptare: Dallku, Curri dhe Januzi, e nisën nga minuta e parë takimin, ndërkohë që sulmuesi Januzi u zëvendësua në minutën e 56-të. Golat për Vorsklën u shënuan nga Markoski (17‘ dhe 51‘) e Despotosvki (35‘). Golin e nderit për Zakarpatjen e realizoi Shendrik (68‘) Ndërkohë që Krivbasi humbi 2-1 në transfertën me Metalurg Zaporezhje, pavarësisht se "ekipi i katër shqiptarëve" realizoi i pari meë anë të Shturko (27‘). Tejku (66‘) dhe Karskov (73‘) bënë të pavlefshëm golin e Krivbasit. Isli Hidi ishte në portë, Bylykbashi e Bulku luajtën minuta të plota, ndërkohë që Agolli qëndroi në pankinë. Kjo ishte humbja e dytë e Krivbasit pas asaj kundër Shahktar Dontesk (3-0).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›