E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taçi dëshiron shpejt një blerje të madhe

Ende nuk e ka marrë në dorë klubin e tij të ri (më datë 3 gusht bëhet prezantimi zyrtar), por Rezart Taçi ka filluar të mendojë për merkaton e skuadrës dhe sa më shpejt që të jetë e mundur ai dëshiron të bëjë një blerje të madhe. Ai ka lënë të kuptohet se ka qëllime serioze dhe dëshiron të prezantohet me një blerje të madhe. Emri i parë që qarkullon është ai i Toto Di Natales, i cili duket i mërzitur tek Udineze. Por ai ka edhe 4 vite kontratë atje dhe mund të kushtojë shtrenjtë. Kruz është një tjetër hipotezë, por Lacio është më pranë. E kërkon edhe Roma. Rolando Bianki është alternativa e tretë, por ai nuk e bind plotësisht bosin e ri të Bolonjës. Kaliniç është një hap larg Portsmuthit. Ndërsa Abate e Antonini të Milanit mbeten zgjedhjet më praktike të momentit. Gjithsesi, më shumë do të mësohet në ditët e ardhshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›