E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festime të mëdha në Tiranë për Ditën e Verës

Kjo traditë e hershme, që simbolizon ardhjen e stinës së ngrohtë pritet të mbushë sot të gjitha rrugët dhe sheshet kryesore të kryeqytetit me larmi aktivitetesh.

Festimet do të nisin sot, rreth orës 10.00 me aktivitete për të gjitha moshat, në sheshin "Skënderbej", ku këngët dhe vallet e ansamblit "Tirana" do të çelin siparin e festimeve. Më pas, akrobatë dhe klounë nga Cirku i Tiranës do të argëtojne fëmijët e pranishëm, ndërsa Banda e qytetit do të mbajë rrugëtimin, përgjatë gjithë bulevardit kryesor.

Në Sheshin “Skënderbej në ora 10.00, do të vendosen gatimet tradicionale të gatuara nga amvisat, të cilat do tu ofrojnë ushqim qytetarëve në tryeza, të ndarë në porcione të vogla, me qëllim që të ketë sa më shumë shijues të këtyre gatimeve. Ndërsa kompani të ndryshme do të sjellin produktet e tyre dhe do të zhvillojnë aktivitete të shumta me të pranishmit, duke shpërndarë edhe dhurata.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›