Gjenden 2 dibranet, ishin bllokuar nga bora në Maqedoni
TIRANE-Gjenden shëndoshë e mirë dy klandestinët e deklaruar të humbur prej ditës së djeshme në Maqedoni. TVNwës24 mëson se dy të rinjtë ndodhen aktualisht në spitalin e Dibrës së Madhe. Të rinjtë u gjetën në orët e para të mëngjesit pranë malit Tanushë të Maqedonisë
TVNews24 ka ndjekur ngjarjen që pas deklarimit të humbur të dy të rinjve.
Gjatë pasdites dhe mbrëmjes, autoritetet përkatëse si shqiptare dhe ato maqedonase u vunë në kërkim të dy të rinjve, të cilët kaluan kufirin maqedonas si klandestinë, duke mbetur më pas të bllokuar nga bora në malin e Tanushes. Fillimisht të rinjtë nga Dibra kanë njoftuar autoritetet maqedonase për vendndodhjen e tyre, ndërsa këta të fundit palën shqiptare.
Kërkimi i tyre për shumë orë u bë i vështirë pasi forcat e ushtrisë maqedonase deklaruan se nuk mund të kërkonin me helikopter për shkak të motit të keq me erë.
Ndërkohë edhe pala shqiptare ngriti një shtab emergjence për kërkimin e të rinjve duke mbajtur kontakte të vazhdueshme me palën maqedonase.
Mësohet se të rinjtë do të ishin vetëm si kalimtarë në Maqedoni, pasi destinacioni i tyre kryesor ishte Greqia.
(d.b/BalkanWeb)