Festimet e çmendura, fiton “Gazza”

Tabloidi anglez "The Sun" shpalli klasfikimin e festimeve më të vecanta të lojtarëve pas shënimit të golave të tyre. Vendi i pari i takoi Pol Gaskoinj, ndërsa në podium u ngjitën edhe Erik Kantona dhe Marko Tardeli. "Gazza" – nofka e Gaskoinjit – shënoi gol kundër Skocisë në Euro 1996, dhe shokët e tij i derdhën ujë me shishen plastike në fytyrë duke imituar urinimin. Një fantazi e cmendur, por e kërkuar nga ai, pasi anglezi njihej si dëshirat e tij të ekstravagante. Pas "alkoolistit" të njohur anglez, një tjetër lojtar vjen nga kampionati anglez: francezi Erik Kantona. Pas goli të mrekullueshëm ndaj Sandërlendit (sezonin 1996-1997), mesfushori i Mancesterit hodhi një vështrim mbretëror plot revoltim në drejtim të tribunës kryesore. Marko Tardeli, i cili bëri një vrapim të cmendur e të pandalshëm pas golit (2-0) në finalen e Botërorit 1982 kundër Gjermanisë, u vlerësua i treti. Në dhjetë të parat janë dhe festimet e Greg Belami (i 5-ti), për golin në "Kamp Nou" gjatë vitit të kaluar, duke imituar një goditje golfi. Piter Krouc u vlerësua për vallëzimin e tij me imitimin e robotit, ndërsa Jurgen Klinsman, kur luante me Totenhemin në Angli, u vlerësua për festimin e tij sikur notonte në pishinë. Edhe sulmuesi i famshëm kamerunes Roxher Milla, protagonist i Botërorit "Italia 1990" ishte ndër të përzgjedhurit për shkak të festimit të tij tipik te flamuri i kendit.