“Demat” humbasin shansin per te qene te vetem ne krye

Partizani humbi një rast të mirë për të qenë sërish në krye i vetëm, por nga ana tjetër tekniku Lika, duhet të ndihet plotësisht i kënaqur, kur gjyqtari Shkëlqim Guce anuloi golin e realizuar nga kosovari Ilir Nallbani për ngjyrat e Elbasanit, në sekondat e fundit të shtesës së pjesës së dytë, duke vendosur dhe fatin e ndeshjes te perfunduar 0-0.
Të kuqtë ishin në një ditë të "zezë" dhe mjaft apatikë, ndërsa Elbasani më Bejzaden udhëheqës bëri një paraqitje dinjitoze në prezantimin e parë në kryeqytet duke marrë njëherësh edhe barazimin e tretë me skuadrat tiranase: me Tiranën (1-1), Dinamon (0-0) dhe po me Partizanin (0-0).
Partizani ndodhet ne te njejten kuote pikesh me Besen (nga 20), por kryesojne per shkak te golaverazhit.
TRAJNERET PAS NDESHJES
Lika: Na mungoi goli
Pas ndeshjes, trajneri i Partizanit, Hasan Lika, ne ndryshim nga ndeshja ne Kavaje, nuk eshte dukur shume i mshqetesuar. Sigurisht ka qene i merzitur, por nuk ka vene gishtin mbi askend. "Skuadra ka luajtur shume mire dhe mua me duhet t'i pergezoj futbollistet per lojen e treguar", ka thene ai. "Zhvilluam shume raste per te shenuar, por nuk arritem te shkonim dot tek goli, pavaresisht sforcove qe beme. Djemte zhvilluan nje futboll te forte dhe me shpirt gare per 90 minuta. Por, nga ana tjeter, portieri Lika dhe Elbasani, qe kishte ardhur per te marre piken, na e mohuan kete. Sigurisht, nese ne do te ishim treguar me shume cinike, ne rastet qe na u paraqiten, edhe mund te fitonim. Por, ky eshte futbolli. Derbet? Do te jete e njejta skuader", ka perfunduar Lika.
Alimehmeti: Mund te fitonim
Por, ndryshe nga kolegu i tij, trajneri i Elbasanit, Krenar Alimehmeti, nuk eshte ndlur tek loja e te tijve, por tek rezultati. "Kemi marre nje pike shume te vlefshme, qe, nese do te ishte quajtur ai gol per te cilin kam dyshimet e mia se perse gjyqtari e quajtir faull ne mund te kishim marre trepikeshin sot ndaj Partizanit", ka thene Alimehmeti. Presidenti Xhani ka deklaruar se Zoti ka folur gjuhen e Elbasanit? "Zoti eshte nje per te gjithe dhe jo vetem per ne (qesh). Megjithate, ka qene Elbasani dhe jo Zoti qe sot mund te kishte marre, sic e thashe edhe tre pike. Nese Elbasani do te luante keshtu gjate javeve te kaluara, ndoshta ne do te ishim me lart ne renditje tani", ka perfunduar Alimehmeti.