E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festimet ne Prizren arrestohen 6 aktiviste te Vetevendosjes

Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate njoftoi sot, se  rreth orës 4 e 20 minuta të mëngjesit, në Prizren, gjatë zbukurimit të qytetit për nder të përvjetorit të Lidhjes së Prizrenit, janë arrestuar 6 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Aktivistët e arrestuar Kushtrim Dakaj, Vigan Bytyqi, Abdyl Osmanaj, Gëzon Kastrati, Memli Balaj dhe Lumbardh Bukoshi po zëvendësonin simbolet antikombëtare me ato kombëtare thuhej në deklaratë.

Lëvizja Vetëvendosje  këtë arrestim e cilësoi politik dhe në funksion të tjetërsimit të identitetit, historisë dhe politikës kombëtare nga institucionet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›