E Shtunë, 31 Tetor 2026

E. Coli nga bishtajat te dhenat e reja nga Gjermania

Të dhënat e reja të publikuara në Gjermani fajësojnë bishtajat si burimin e shpërthimit të bakterit  vdekjeprurës E. Coli. Konfirmimi është bërë nga Reinhard Burger, kreu i qendrës gjermane për kontrollin e sëmundjeve.

Zyrtarët fillimisht fajësuan trangujt për  shpërthimin e E. Coli, që deri tani u ka marrë jetën 29 personave. Sipas tij edhe pse nuk ka analiza të tjera, hetimi epidemiologjik i modelit të shpërthimit kishin paraqitur prova të mjaftueshme për të arritur në këtë përfundim.

Rreth 3.000 persona janë prekur nga bakteri vrasës. Sipas  autoriteteve nuk pritet të ketë shtim të mëtejshëm të rasteve  të të prekurve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›