E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manifestime në Jordani

Qindra aktivistë islamikë janë mbledhur sot pas lutjes së të premtes, përpara selisë së Gjykatës për Sigurinë e Shtetit në Amman, për të kërkuar heqjen e saj.
Ata kanë kërkuar heqjen e të gjitha gjykatave ushtarake, duke mbështetur se ato janë zanafilla e mungesës së reformave dhe të lirisë së shprehjes në vend. Protesta drejtohej nga lëvizja islamike dhe nga krahu i saj politik.

Demonstrime të tjera janë zhvilluar përpara selisë së qeverisë dhe në qendra të tjera në jug.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›