Bjellorusia, marrëveshje me Rusinë për energjinë elektrike

Bjellorusia sot ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Rusinë për të paguar 54 milion dollarë, faturë kjo e borxhit elektrik ndërsa pret që furnizimi të kthehet në funksion në tërësi.
Ministrja e Energjisë së Bjellorusisë, Ludmilla Zenkoviç, ka thënë se të paguarit e faturës janë pjesë e marrëveshjes për borxhin, që do të paguhet në tërësi deri në pesë korrik.
Në një deklaratë që është transmetuar në televizion, ajo ka thënë se energjia elektrike e Rusisë do të rikthehet në funksion në tërësi deri më 13 qershor.
Lajmi është bërë i ditur sot, një ditë pasi Minsku zyrtar ka lajmëruar se Rusia ka përgjysmuar furnizimin e energjisë elektrike për shkak se Bjellorusia nuk i ka paguar faturat nga furnizimet e mëparshme.