Foto nga Shqiperia dhe Kosova
Ne Diten e Pavaresise se Kosoves, Muzeu i Shpalljes se Pavaresise Kombetare ne Vlore, celi dje nje ekspozite me foto qe pasqyrojne momentet kryesore te ngjarjeve qe sollen 28 nentorin e vitit 1912, si dhe me protagonistet e kesaj ngjarjeje madhore nga Kosova e Shqiperia. Fotot e perzgjedhura per kete ekspozite, pasqyrojne figura te ndryshme te historise si, Isa Boletini dhe patriote te tjere nga Kosova, te cilet ishin vendosur perkrah Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqit, Lef Nosit, etj. Mes fotove te perfshira ishte edhe shtepia e Isa Boletinit, ne vendlindjen e tij ne Kosove, e cila i eshte dhuruar vitin e kaluar Muzeut te Pavaresise, nga nje grup shqiptaresh nga Kosova.