E Diel, 1 Nëntor 2026

Festival i Filmit për të Drejtat e Njeriut , prezantohet "Henri Dunant e kuqja në kryq"

Dita e tretë e festivalit ndërkombëtar të filmit për të drejtat e njeriut është hapur me filmin "Henri Dunant e kuqja në kryq". Në këtë film është prezantuar jeta e njeriut i cili krijoi Shoqatën e Kryqit të Kuq. Historia e filmit tregon për luftën e çmendur të Dunant për të lejuar një ndihmë të shpejtë mjekësore për ushtarët e rënë në luftë ,një ideal për të cilin u nderua me çmimin Nobel.
Më pas aktiviteti i organizuar ka vazhduar me një forum në të cilin është diskutuar për të drejtat e fëmijëve dhe të grave. Në këtë forum ka marrë pjesë dhe ambasadorja britanike Fiona McLlwham e cila u shpreh se në Shqipëri problem i trafikimit të fëmijve dhe të grave është një problem serioz. Ajo theksoi se qeveria shqiptare duhet të marra masa për parandalimin tij.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›