E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Falemnderit Luarasi!"

Një festë për 80-vjetorin e regjisorit të teatrit


Salla e katit të parë të Hotel Tiranës ishte e hapur dje për artistët. Ishin aty për të uruar regjisorin dhe dramaturgun Mihal Luarasi për 80-vjetorin e lindjes. Mbrëmja nisi me një bisedë jashtë kornizave midis Përparim Kabos dhe regjisorit, duke i dhënë që në fillim ngjyrat e një takimi mes miqsh. Ja për shembull pyetjes së Kabos për muzikën, Luarasi iu përgjigjë: "Një frymëzues i madh i punës artistike dhe i jetës".


Më pas takimi u spostua në foltoren e të ftuarve. Ministri i Kulturës Ferdinand Xhaferri, drejtori i Teatrit Kombëtar Kristaq Skrami, kritiku Adriatik Kallulli, aktorja Margarita Xhepa dhe bashkëshortja e Luarasit, Edi ishin ata që në këtë mbrëmje thanë diçka më shumë për punën, krijimtarinë, jetën e dramaturgut. "Çdo artist që ka punuar me këtë regjisor, brenda vetes i thotë gjithmonë faleminderit", u shpreh Xhepa, aktorja e preferuar e tij për rolet klasike.


Për ta bërë më interesante bisedën, ajo shkëputi nga memorja kujtime nga momentet të punës me regjisorin gjatë provave për shfaqjen "Dheplra dhe rrushtë".
Kurse kritiku Kallulli bëri një vështrim të shpejtë jo vetëm të krijimeve, por edhe të jetës së vështirë të regjisorit. "Në një vend që duhet të shpërbleheshe moralisht, ti u shpalle heretik.


Faljuani me fisnikërinë tuaj intelektuale atë që ju bënë", u shpreh ai.
Pas fjalëve përshëndetëse, bisedave dhe urimeve, fundi i takimit ishte paraqitja elibrit me përmbledhje të dramave që Lurarasi ka shkruar në këto dhjetë vite, "Gomone", "Korbi i bardhë" dhe "Përjetësisht dashuria".


Luçjan Bedeni, 6 javë në Nju Jork


Artisti 22-vjeçar nga Shkodra, Luçjan Bedeni, shpallet fitues i edicionit të tretë të çmimit "Ardhje 09", i cili u zhvillua para dy ditësh në dy ambjente në Galerinë e Akademisë së Arteve.


Bedeni u prezantua me dy video, "Bunkeri" dhe "Pa titull", të cilat do të jenë të ekspozuara në Galeri "Zeta" deri në datën 13 tetor. Pas këtij çmimi, artisti do të udhëtojë drejt Nju Jorkut, ku do të ndjekë një program rezidence për 6 javë, ofruar nga Fondacioni për Shoqërinë Cilive.


 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›