Festivali “Marie Kraja”, në garë 17 artistë

Për dy net me radhë, duke interpretuar ariet e veprave më të njohura operistike, 17 konkurrentët e këtij edicioni do të sfidojnë njëri-tjetrin për të rrëmbyer çmimin e madh “Marie Kraja”, që nuk dihet nëse do të udhëtojë sërish drejt ndonjë vendi të botës apo do të qëndrojë në Tiranë.
Tashmë emri i së famshmes Marie Kraja ka udhëtuar anekënd botës, si një trofe i fituar në të vetmin festival operistik ndërkombëtar që organizohet në Shqipëri, nga producentja Zana Çela.
Lista e konkurrentëve për këtë edicion ka qenë tejet e gjatë. Në fazën e parë kanë marrë pjesë 150 këngëtarë që janë përzgjedhur nga 5 juri profesioniste të vendosura në kryeqendrat botërore si Nju Jork, Paris, Madrid, Milano dhe Tiranë.
Në fazën artistike janë përzgjedhur 17 këngëtarë lirikë. Ata vijnë nga Amerika Veriore, Amerika e Jugut, Afrika, Azia dhe Evropa, me CV profesionale, ku dallohen qartë kryerole në teatrot e vendeve të tyre, por shumë prej tyre edhe me karrierë ndërkombëtare.
Konkurrentët do të këndojnë “live” të shoqëruar nga orkestra e Radio Televizionit Shqiptar, nën drejtimin e dirigjentit të famshëm italian, Leonardo Kuatrini. Në gjykimin e festivalit, si çdo vit, do të bashkohen drejtuesit më të famshëm të operave evropiane, por edhe një divë e muzikës operistike botërore që vjen për herë të parë në Shqipëri, emri i së cilës mbetet ende sekret.
/Start/E.B/
2011-10-25 15:33