Azil për gjakmarrje, rruga deri në Bruksel!
Rritja më e madhe e kërkesave u bë gjatë muajit shtator dhe tetor, gati një vit që kurse hyri në fuqi vendimin për liberalizimin e vizave për në zonën Shengen.
Por nëse në muajt e parë, Shqipëria mori lëvdata nga Bashkimi Evropian, situata kapitulloi muajit e fundit, kur numri i shqiptarëve që kërkonin azil në Belgjikë sa vinte e rritej.
Zyrtarët e lartë belgë mbërritën në Tiranë ditë më parë për të kërkuar shpjegime dhe masa nga policia shqiptare për të frenuar këtë fenomen. Menjëherë policia nisi hetimet, ku u zbulua edhe “burimi” i vërtetimeve që shtetasit paraqisnin si arsye për të kërkuar azil, që kishte të bënte me gjakmarrjen.
Gazeta Start jo zyrtarisht mëson se të paktën 200 persona kanë marrë vërtetime të tilla në Komunën Postribë të Shkodrës, ku vërtetimi lëshohej pa asnjë problem dhe me lehtësi, por vetëm me një kusht: një votë në zgjedhjet e ardhshme.
Për këtë arsye, policia nisi hetimet ku po procedon penalisht kryetarin e Bashkisë së Koplikut Ramadan Rexhep Likaj, 45-vjeç, banues në Koplik si dhe ndaj shtetasit Faz Tahir Shabaj, 62-vjeç, kryetar komune në Postribë të rrethit të Shkodrës.
“Këta shtetas akuzohen se kanë lëshuar vërtetime te falsifikuara për persona të ndryshëm se janë në hasmëri, me qëllim që ata të aplikonin dhe përfitonin në mënyrë të padrejtë azil në Belgjikë, duke konsumuar elemente të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumenteve’”, bëri me dije Policia e Shtetit.
Pas verifikimeve të kryera nga strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Organet Policore Belge, ka rezultuar se praktikat e dorëzuara nga shtetasit shqiptarë për të përfituar azil ishin Vërtetime të lëshuara nga Komunat ose Bashkia Koplik dhe vërtetime nga Shoqata Misionarët e Paqes dhe Pajtimit të Gjaqeve të Shqipërisë me qendër në Shkodër.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këto vërtetime janë lëshuar nga personat e sipërpërmendur pa u mbështetur në ndonjë bazë ligjore dhe në shumicën e rasteve të falsifikuara, pasi personat për të cilët ishin lëshuar këto vërtetime nuk figurojnë të jenë në hasmëri apo gjakmarrje.
Nga ana e Policisë së Shtetit janë administruar gjithashtu dhe të gjithë dokumentet e Sekretarit të Shoqatës Misionarët e Paqes dhe Pajtimit të Gjaqeve të Shqipërisë me qendër në Shkodër. Aktualisht strukturat e Policisë së Shtetit vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjithë personave të implikuar dhe dokumentimin e veprimtarisë së tyre. /S.Ll/Start/
2011-10-24 15:09