E Diel, 1 Nëntor 2026

“Vaksinë” ekonomisë nga “virusi” i fqinjëve

Ministri Ridvan Bode, tha se sistemi bankar në vend nuk është në rrezik nga kriza në këto vende.

“Ne kemi marrë masa për të përballuar krizën e fqinjëve. Ju them se nuk do të ketë inplikacionet të drejtpërdrejta në ekonominë”, theksoi Bode.

Lidhur me parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar për një rritje ekonomike për vitin 2011 më të vogël se sa parashikon qeveria, Bode tha se, ne i qëndrojmë parashikimit tonë për një rritje ekonomike prej 4 % për vitin 2011. "Gjatë vitit 2011 ne i qëndrojmë parashikimit tonë për një rritje ekonomike prej 4 %. FMN parashikoi një rritje ekonomike për Shqipërinë gjatë vitit 2010 prej 1 %, por rezultoi se ekonomia shqiptare u rrit me 3.5 % gjatë këtij viti", deklaroi Bode.

Lidhur me borxhin publik, Bode tha se, do të respektojmë këshillat e FMN-së për borxhin. "Janë marrë masa që borxhi publik të mos kalojë parashikimet e qeverisë shqiptare", tha ai. Në një raport të publikuar pak ditë më parë, FMN i rekomandonte qeverisë shqiptare të mos kalonte kufirin prej 60 % të borxhit publik, pasi ky nivel konsiderohet si rrezik për stabilitetin e ekonomive. Në po të njëjtin raport theksohej se eknomia shqiptare mund të ndiente efektet e krizës në vendet e rajonit. Kreu i Financave publike nuk e konsideron tabu rishikimin e buxhetit të shtetit për vitin 2011, kur niveli i të ardhurave të mbledhura gjatë kësaj periudhe është më i vogël se sa planifikimi në muajin korrik.

 Ai tha se "ne nuk parashikojmë të rishikojmë buxhetin e shtetit, pasi të ardhurat në buxhet edhe pse më të ulëta se sa planifikimi janë përsëri më të larta se sa para krizës globale". /Start/

                                                                                             2011-10-25 15:17
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›