E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ylli: Klosi lidhje nepotike me Bashkinë e Tiranës

Lëvizja Socialiste për Integrim është përfshirë në një proces të dokumentimit të të gjitha parregullsive që kjo forcë politike ka konstatuar gjatë procesit zgjedhor. Sipas anëtarit të Kryesisë Dritan Ylli, parregullsitë lidhen kryesisht me procesin e numërimit që sikundër tha ai, do të ndiqen nga një proces ankimimi rast pas rasti. Por gjatë deklarimit të tij publik, Ylli akuzoi Partinë Socialiste për shpifje, duke ju referuar disa prej deklarimeve të eksponentëve të selisë rozë.
Si përgjigje ndaj interesit të gazetareve, anëtari i Kryesisë së LSI, komentoi dhe deklarimet kundër bashkëpunimit PD-LSI të Fatos Klosit, një nga themeluesit e LSI. Ylli tha se në thelb të këtij qendrimi kundër të Klosit, qendrojne lidhjet nepotike me kryebashkiakun Rama. Referimi dukej lidhja me bashkëshorten e Fatos Klosit, me detyrë drejtoreshë e auditit të brendëshëm në Bashkinë Tiranë.
Daljen publike Dritan Ylli e përfundoi duke bërë thirrje në emër të LSI, për administrim të qetë të rezultatit dhe lexim siç duhet të mesazhit politik të këtyre zgjedhjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›