E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Të shtyhet afati i përdorimit të letrave me vlerë

11-04-2013 / Gazeta 55

Kryeministri Sali Berisha kërkoi në mbledhjen e djeshme të qeverisë shtyrjen e afatit të përdorimit të letrave me vlerë, deri në gjysmën e parë të mandatit të ri.
Në fjalën e tij kreu i qeverisë i kërkoi ministrit të Punëve Publike, të Financave dhe Ekonomisë, që në mbledhjen e ardhshme të përgatisin vendimin për dyfishimin e përdorimit të letrave me vlerë.
“Do të përgatisim vendimin ose dhe ndërhyrjen në ligj për dyfishimin fiks të përdorimit të letrave me vlerë. Aty ku janë 20 do të bëhen 40, ndërsa aty ku janë 30 do të bëhen 60. Vendimi të vijë në qeveri për të shtyrë afatin e përdorimit deri në gjysmën e parë të mandatit të ri”, u shpreh Berisha.
Ai theksoi se, “letrat me vlerë nuk janë lekë, por janë me të vërtetë letra me vlerë dhe ky është një detyrim i qeverisë ndaj qytetarëve, të cilit ne i qëndrojmë tërësisht. Ndaj i lutem qytetarëve që pas këtij vendimi, që do i japë një nxitje të madhe tregut të letrave me vlerë, të bëhet çdo përpjekje për përdorimin e tyre në të gjithë gamën, aty ku nuk është shtrirë, si në ndërtesat e sipërmarrjeve private, të cilat kanë qenë pronë publike. Ato mund të shiten apo të paguhen me letra me vlerë, sikundër dhe destinacione të tjera. Ne duhet të bëjmë gjithçka për gjallërimin e përdorimit të tyre. Asnjë ligj nuk pengon, por përkundrazi nëse e konceptojnë këtë si një borxh ndaj qytetarëve kjo prevalon. Le të bëjmë gjatë kësaj jave të gjitha amendimet e nevojshme në mënyrë që tregu i letrave me vlerë të ketë një frymëmarrje të madhe”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›