Festivali Ndërkombëtar i Filmit Veror, çmim karriere për Xhuvanin, Qirjaqin e Fehmiun

Durrës, 29 gusht, NOA Do të nis sot në Durrës Festivali Ndërkombëtar i Filmit Veror. Një eveniment artistik ku veç shfaqjes së filmave do të ketë dhe një vlerësim të ikonave të kinemasë shqiptare.
Në ceremoninë e hapjes në qytetin bregdetar, në orën 20:30 do të bëhet dhe nderimi me Çmimin e Karrierës për figurat e artit shqiptar: skenaristin Dhimitër Xhuvani, aktoren Tinka Kurti dhe aktorit Agim Qirjaqi.
Aktiviteti organizohet nga Ministria e
Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në ambientet e Amfiteatrit Romak.
Ceremonia do të drejtohet nga aktori Timo Flloko. Pas ndarjes së çmimeve në skenë do të ngjitet Atasheu Kulturor i Francës, i cili do të flas për kinemanë franceze dhe prezantimin e saj në Festivalin e Durrësit.
Në program është parashikuar shfaqja e filmit La vie en rose e regjisorit Oliver Dahan.
Ky film është një premiere absolute për publikun shqiptar. Ky film ka marrë dy çmime Oscar në vitin 2007, për aktoren më të mirë Marion Cotillard dhe fitues i Ariut të Arte në Berlinale 2007.
a.k/NOA