E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali i pedofilisë në kishën belge, për kardinalin dalin regjistrime të reja që dëshmojnë vërtetësinë e çështjes

Belgjikë, 29 Gusht NOA - Nuk ka të përfunduar skandali i pedofilisë që ka përfshirë kishën belge. Disa gazeta kanë publikuar regjistrime të kryera në mënyrë sekrete nga një prej viktimave të përfshira në këto takime, gjatë muajit prill, me Godfried Danneels. Ky regjistrim dëshmon se si kardinali kërkon në çdo lloj mënyre të fshehë abuzimet e kryera nga peshkopi i Bruges, Roger Vangheluwe.

Bazuar në materialet e nxjerra nga shtypi belg, Danneels, që deri tani i ka përgënjeshtruar të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me Vangheluwe, ka ftuar viktimën që të heshtë për një periudhë të gjatë kohore, ose të paktën të bëj diçka të tillë pasi ai të ketë dalë në pension.

Do të japë dorëheqjen vitin e ardhshëm dhe për ty do të ishte më mirë të prisje, - thotë në një prej regjistrimet 42-vjeçari.
Nuk mendoj se do ti bësh nder as atij dhe as vetes tënde, pasi dhe ti do të jesh e përfshirë në këtë çështje jo të hijshme, - shton Danneels, duke i kërkuar viktimës të pranojë fajet dhe e lajmëron të mos jetë pre e asnjë shantazhi.

E njëjta sjellje është mbajtur nga ana e Danneels dhe gjatë një takimi të dytë, por këtë herë në prani të një prej prindërve të viktimës dhe të vetë Vangheluwe.

Çështja nuk ka asnjë lloj zgjidhje, pasi keni copëtuar plotësisht familjen tonë, - thotë njëri prej prindërve të viktimës.

Kështu mund të pohojmë se ka qenë vetë vajza që ka dashur ti publikojë këto regjistrime dhe kjo për faktin e vetëm se kërkon të shmangë çdo lloj telashi që mund të ketë si pasojë e tyre në një të ardhme.

r.b/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›