E Diel, 1 Nëntor 2026

Italiani ndahet nga jeta në burgun francez, çështja mbetet ende e paqartë

Francë, 29 Gusht NOA - Është arrestuar marsin e kaluar, në një kazino, me akuzën e falsifikimit të kartës së kreditit.

Pesë muaj më pas, Daniele Franceschi, 31 vjeç, nga Viareggio, i divorcuar dhe baba i një fëmije 9 vjeç, u nda nga jeta në një qeli të burgut të Grasse, në Kane të Francës, në kushte të cilat mbeten ende për tu sqaruar.

Lajmi është bërë i ditur nga disa media lokale.

Franceschi u ka shkruar shumë letra familjarëve të tij dhe mbi të gjitha mamasë, Cira Antignano duke i treguar se kishte pësuar dhe dhunime, keqtrajtime dhe që nuk ishte kuruar kur ishte me temperaturë të lartë.

Viktima, sipas autoriteteve franceze, mund të ketë vdekur gjatë mbrëmjes mes të martës dhe të mërkurës dhe kjo pas një goditje kardiake.

Familjarët u vunë në dijeni të lajmit vetëm tri ditë më pas dhe vetëm dje ato e shpërndanë lajmin në media.

Të martën, më 31 gusht është në program një autopsi në institutin e mjekësisë ligjore në Nisë. Avokati i familjes u ka siguruar se do të jetë një mjek italian ai që do të ndjekë këtë kontroll.

Franceschi kishte shkuar me pushime gjatë asaj periudhe dhe në mbrëmjes kishte vendosur të kalonte disa momente në një kazino. Në kohëm që ai do të paguante, llogaritaret vunë re se diçka nuk shkonte me kartën e tij të kreditit dhe për këtë arsye autoritetet vendase e arrestuan menjëherë italianin.

Avokati Aldo Lasagna po ndjek këtë çështje me familjarët e viktimës, të cilët janë në kërkim të së vërtetës të kësaj çështjeje dhe mbi të gjitha po kërkojnë qartësi mbi gjithçka.

Tashmë familjarët e Daniele Franceschi ndodhen në Francë, më saktësisht në Kanë, ku hetimet mbi çështjen e djalit të tyre janë në vazhdim.

r.b/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›