Vazhdojne protestat e dhunshme ne Libi 4 viktima
Bengazi është në kaos si pasojë e përplasjeve të dhunshme mdërmjet qytetarëve të armatosur, militantëve salafistë kundër qeverisë dhe militantët që mbështesin qeverinë Një ditë më parë me mijëra persona kanë manifestuar me mbështetjen e autoriteteve kundër brigadave të fondamentalistëve dhe kanë dëbuar salafistët e Ansar al-Sharia nga kazerma e tyre në qendër. Manifestuesit kanë sulmuar gjithashtu edhe kazermat e grupeve të tjera oslamike besnike të qeverisë. Në këtë sulm kanë gjetur vdekjen 4 persona dhe janë plagosur 40 të tjerë. “Njerëzit kërkojnë që kazerma t’i dorëzohet sërish ushtrisë së Libisë. Kemi luftuar që të vimë deri këtu dhe tani do ta marrim nën kontroll ka shpjeguar një gjeneral. Përplasjet kishin nisur në përfundim të një manifestimi të organizuar kundrë militantëve të armatosur dhe për të bërë homazhe për ambasadorin amerikan i cili u vra në sulmin e 11 shtatorit së bashku me tre diplomatë të tjerë.