Festivali i 48-të në RTSH, kompozitorja Diana Ziu: Ishte një dështim
Si asnjëherë tjetër edicioni i 48-të i Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar ka zgjatur në një maratonë 4 ditore. Kanë qënë 36 këngë të përzgjedhura për këtë edicion ku 18 u takojnë këngëtarëve të rinj dhe pjesa tjetër kategorisë profesioniste. Si çdo fund festival edhe edicioni i sivjetëshëm ka marrë kritikat e para përsa i përket organizimit të tij. Ka qënë kompozitorja Diana Ziu e cila në një intervistë për "Ora News" e ka quajtur atë një dështim.
Një tjetër kritikë e Ziut ka qënë edhe risia e këtij festivali, nata e dytë kushtuar të rinjve ku sipas saj u vu re një stonim dhe një joprofesionalizëm i këtyre këngëtarëve.
Gjatë intervistës kompozitirja e mirënjohur Ziu ka theksuar se edicioni i 48-të i këtij festivali ka qënë një dështim në të gjitha drejtimet e saj.