E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, bankat frenojnë sipërmarrësit e rinj

Shoqata e Dhomave gjermane të industrisë dhe tregtisë, DIHK, kritikon bankat në Gjermani se përmes mosdhënies së kredive pengojnë shumë themelues sipërmarrjesh. Në një intervistë për gazetën "Neue Osnabrücker Zeitung", Presidenti i shoqatës, Hans Heinrich Driftmann, tha, se sipas një anketimi, dy të tretat e themeluesve të sipërmarrjeve hasin vështirësi në financimin e firmës së tyre. Kështu, sipas Driftmann, shkohen dëm impulse të vlefshme për rritjen ekonomike. Në vendimin e tyre për dhënien e kredive, krahas shifrave bankat duhet të marrin në konsideratë edhe idetë e biznesit dhe personalitetin e një sipërmarrësi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›