E Diel, 1 Nëntor 2026

Festivali i Balonave mbledh adhuruesit në Tajlandë

TAJLANDE-Ballona të stërmëdha shumë ngjyrëshe nga tërë bota u ngritën në fluturim në qytetin e lashtë tajlandez Ayut’haya duke shënuar nisjen e Festivalit Ndërkombëtar të Ballonave. Në këtë ceremoni morën pjesë 20 drejtues ballonash me ajër të nxehtë nga gjashtë vende të ndryshme, respektivisht Australia, Japonia, Finlanda, Hollanda, Britania e Madhe dhe Tajlanda.

Ekuipazhet dhe pilotët e ardhur nga vende të ndryshme ngritën siparin e këtij festivali katër ditor i cili do të mbyllet më 6 Dhjetor.
Ky aktivitet shënoi pjesëmarrjen për herë të parë të pilotit kampion Masahiko Fujita nga Japonia. "Unë kam ëndërruar gjithnjë të fluturoj mbi Tajlandë ndaj jam sot këtu" tha Fujita.
Qindra vendas e të huaj u mblodhën në tempullin e lashtë ku u zhvillua hapja e kësaj ceremonie madhështore për të asistuar në ngritjen e ballonave shumëngjyrëshe. Suthinuch eci një orë me makinë nga Bangkok për të sjellë të bijën në këtë aktivitet, por më pas mbeti e zhgënjyer nga numri i ballonave shumëngjyrëshe. "Mendoj se këtë vit ka më pak ballona në krahasim me një vit më parë. Vitin e kaluar pashë edhe një ballonë në formë lepurushi, ndërkohë që këtë vit nuk e shoh gjëkundi" tha ajo.
Ky aktivitet ishte pjesë e një projekti për promovimin e industrisë së turizmit dhe imazhit të Tajlandës. "Jam i ngazëllyer nga interesi i madh i njerëzve për këtë aktivitet. Ne synojmë të promovojmë imazhin e vendit tonëë përmes tij" tha organizatori Yut Ëanichanond.
Një vit më parë ky aktivitet korri sukses të madh pasi u ndoq nga mëse 300,000 njerëz pavarësisht bllokadës në fuqi në aeroportin e Bangkok.
Festivali Ndërkombëtar i Ballonave u organizua për herë të parë në vitin 2007.

(pergatitiSokolTopi/News24/d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›