E Diel, 1 Nëntor 2026

Futboll, 43 trajnerë shqiptarë marrin liçencën "UEFA, A"

TIRANË - Të paktën 43 trajnerët shqiptarë kanë marrë zyrtarish liçencën "UEFA A" pas një maratone përpjekjesh nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe drejtorisë së saj teknike të saj, duke e bërë realitet këtë nivel të lartë liçence edhe në mjedisin e futbollit shqiptar.
Sipas burimeve nga FSHF, "kursi për të sapoliçencuarit ka përfunduar prej muajsh, por çertifikimi i tyre përmes diplomash autentike e kartash përkatëse të njohura nga UEFA, është bërë vetëm tani".
Mes trajnerëve të diplomuar, nuk mungojnë dhe emrat me eksperiencë si: Ramadan Shehu apo Hasan Lika, krahas më të rinjve si Indrit Fortuzi, që është në hapat e para në fushën e trajningut.
Liçenca "UEFA A" do të hyjë në fuqi në edicionin e ardhshëm futbollistik, 2010-2011. Asnjë trajner pa këtë liçencë nuk mund të drejtojë një ekip të Superiores. Kontigjenti i trajnierëve të liçencuar do të ketë përparësi dhe në përzgjedhjet për ata që do të drejtojnë ekipet kombëtare të moshave.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›