Gjak dhe “nuditet” në skenën e Butrintit
15/07/2009 “Elektra”
Skena të forta, dyshemeja e mbushur me gjak, që rrjedh pa pushim në tapetin e bardhë, aktorë që shfryjnë energji tronditëse, të zhveshur nudo, nuk ngopen së treguari se deri ku mbërrin tragjedia. Kjo është Elektra që nxit dhe kryen vetë krimin…
“Elektra” e Euripidit është vënë në skenën e Butrintit mbrëmjen e së hënës nga trupa greke “Politistiko Somateio Roes”, Athinë me regji të Sofia Spyratou.
Një grup aktorësh profesionistë, ku bënin pjesë dhe tre shqiptarë kanë realizuar trininë e teatrit pa fjalë, kërcim, muzikë dhe aktrim.
Kjo është quajtur nga regjisorja trinia e saj e shenjtë, teknikë që i ka dhënë mundësinë të punojnë në rreth 19 shfaqje të veprave antike.
“Elektra” e Euripidit ka qenë më e dashur për regjisoren greke. Duke e krahasuar me Elektrën e Sofokliut ajo është shprehur se donte një vrasëse dhe nxitëse të krimit. Elektra e Sofokliut nuk ia ka përmbushur këtë, pasi paraqitet ngurruese në kryerjen e krimit.
Skena të forta, dyshemeja e mbushur me gjak, që rrjedh pa pushim në tapetin e bardhë, aktorë që shfryjnë energji tronditëse, të zhveshur nudo, nuk ngopen së treguari se deri ku mbërrin tragjedia. Kjo është Elektra që nxit dhe kryen vetë krimin.
Në thelb, regjisorja greke ka treguar se kjo përbën esencën e tragjedisë së Euripdit.
Regjisorja ka ofruar për skenën e Butrintit një spektakël koreografik ku fjala përkthehej në muzikë, plastikë dhe lëvizje trupore. Në zhveshje tragjedia mbërrin kulmin, për të cilën regjisorja Spyratou thotë se ia ka imponuar struktura e veprës, si një shenjë si vjen njeriu, i pafajshëm, dhe lakuriq. “E kam lexuar Euripidin fjalë për fjalë dhe unë nuk i kam zhveshur aktorët për të tërhequr, por për të arritur tragjedinë”, ka thënë dje në konferencën për shtyp regjisorja greke, e cila me këtë vepër ka shënuar sukses në Greqi, është pritur mirë dhe deri tani ka realizuar rreth 24 vënie në skenë të shfaqjes. Një punë profesionistësh është cilësuar dje trupa greke nga kritikët dhe aktorët shqiptarë.
Regjisorja ka qenë dhe koreografe e veprës. Ajo ka shfrytëzuar elementët teknikë të trinisë: fjalë, muzikën dhe kërcimin. Nuk ka protagonizëm në mes tyre aktorëve dhe balerinëve në skenë, apo dallimit të muzikës. Ka treguar se ka bërë vetëm një modifikim me tekstin e lexuar dhe kërcyer të Euridipit. Nuk është Oresti që kryen krimin, por ka vendosur korin, gra të egra, që përfaqësojnë turmën.
“Këto janë gjithë kohës elementi nxitës që e ka çdo shoqëri”, thotë regjisorja duke kryer kështu edhe zbërthimin e konceptit të saj artistik dhe estetik të shfaqjes, prej nga dje për një orë e gjysmë ka shtangur publikun e skenës antike të Butrintit duke befasuar me transmetimin energjik të filozofisë aristoteliane, për të ngjallur frikë dhe logjikë, për ta mallëngjyer spektatorin.
Ndërsa Orestin, (balerini shqiptar Danilo Zeka), e shoqëron hija e tij, (po një tjetër shqiptar në skenë). Regjisorja tregon se kërkon alteregon për ta nxjerrë atë nga nëna e tij, për ta dëbuar. E ëma Klitemnestra është anarshistja e kohës, që merr me vete zinë, vdekjen dhe mallkimin e fëmijëve. Një personazh që nuk ngurron të vrasë burrin e saj, a të zërë dashnorë dhe të dëbojë fëmijët nga pallati. Ajo donte pushtetin dhe kishte fuqinë të bënte çdo gjë, derisa ishte gati të dëbonte dhe të birin. Elektra, është e bija, personazhi që kërkon të dalë nga hija e vet, të afirmohet nga personaliteti i vështirë i nënës së saj. Kjo qenie përpiqet vertikalisht të ngrejë shpinën e saj dhe e pret kordonin përmes vrasjes së nënës.
“Në fakt vrasja e saj është vetvetja e saj. Ajo është nxitësja dhe dora që kryen krimin dhe nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese, pas këtij kati ajo përpihet prej korit.
Kjo ndjek logjikën e Aristotelit që përmes frikës dhe logjikës të mallëngjejë publikun”, ka treguar Spyratou brendinë e një estetike regjisoriale në veprën e saj.
Ajo pohon se i përket një traditë që e sheh trininë e shenjtë; kërcimin, muzikën dhe fjalën. “Filozofia e teatrit tonë është liria e spektatorit, për ta kuptuar shfaqjen si do ai. Nëse ka përputhje me atë çfarë unë dua të shpreh është një gjë e mirë. Unë dua ta mallëngjej spektatorin”, ka mbyllur fjalën e saj Sofia Spyratou duke marrë me vete vlerësimet shqiptare dhe pritjen me duartrokitje të gjata të publikut në Butrint.