14 kodike te njohur te Shqiperise jane ekspozuar ne Sofje te Bullgarise

14 kodikë të njohur të Shqipërisë janë ekspozuar në Sofje të Bullgarisë përkrah 40 vendeve të botës, në kuadër të kongresit ndërkombëtar "Bizanti pa Kufi".
Interesi për kodikët tanë ka qenë i madh, na bën me dije arkivisti i paleografisë në Arkivin Qendrore të Shtetit, Sokol Cunga, ku mediat në Sofje i kanë dedikuar emisione të veçanta kodikëve shqiptarë.
Nuk është hera e parë që kodikët e Shqipërisë ekspozohen jashtë vendit tonë, pasi ata në kuadër të 2000-vjetorit të krishtërimit janë ekspozuar edhe në shtetin e Vatikanit.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në datë 25 Shtator.