Taksa e solidaritetit Berluskoni marreveshje me aleatet

Qeveria italiane hoqi dorë nga plani i taksimit të të pasurve, njoftoi zyra e kryeministrit Silvio Berluskoni. Taksa e solidaritetit, një nofkë që ka nisur të përhapet në mjaft vende europiane të përfshira nga paniku i krizës së borxheve të eurozonës, parashikonte taksimin e atyre që fitonin më shumë se 90 mijë euro.
Ajo përbënte një nga disa masat që qeveria italiane njoftoi më herët në përpjekje për të balancuar buxhetin deri në vitin 2013. Pas një takimi të kryeministrit me ministrat kryesorë të kabinetit, zyra e Berluskonit njoftoi për heqjen dorë nga taksa në fjalë, dhe në vend të saj, qeveria do të fokusohet në luftën kundër evazionit fiskal për rritjen e të ardhurave. Gjithashtu, vitet e universitetit dhe ato të shërbimit ushtarak do të përjashtohen nga llogaritja si vite pune për pensionim, duke shtyrë për disa edhe moshën e daljes në pension.
Plani i qeverisë italiane është mirëpritur në Bashkimin Europian, po uniioni më i madh i sindikatave të vendit ka kërcënuar me greva. Masat e shkurtimit pritet të debatohen në Komitetin e Buxhetit të Senatit për të shkuar për votim në dhomën e ulët javën e ardhshme.
Titujt kryesore të gazetave i janë kushtuar pikërisht paketës së dytë të shkurtimeve. Deklarata që përmban pak detaje sesi do të grumbullohen 45.5 miliardë euro për buxhetin, e që ka dalë pak pas mesnatës, është miratuar me consensus, duke tejkaluar një krizë të mundshme mes partnerëve të koalicionit.
Juli Prifti