Festivali i filmit ne Durres ne gare edhe Kubrick

Në ditën e dytë të edicionit të katërt të festivalit ndërkombetar të filmit që po mbahet në Durrës, u shfaqën 9 filma premierë mes të cilëve “4 kostume te zeza”, i regjisorit grek Renos Harallambidhis, “Të fitosh” i Marko Belokios dhe “Legjenda e Ciprianit fluturues” i regjisores sllovake Mariana Solscanska. Ndërkaq, në një seancë speciale, producenti i njohur Jan Harlan prezantoi filmin “Barry Lyndon”, të regjisorit Stenli Kubrik, i prodhuar në vitin 1975, por që fitoi menjëherë popullaritet në shumë vende të botës.
Një risi e këtij edicioni të festivalit është edhe hedhja e firmave të personazheve të njohur që kanë ardhur nga jashtë, të cilat do të vendosen në pllaka të veçanta në bulevardin e artistëve në sheshin qëndror të Durrësit. I pari ishte producenti Jan Harlan dhe pas tij regjisori i mirënjohur polak Kristof Zanusi, i cili foli edhe për këtë edicion të festivalit dhe projektet e tij.
“Së pari, ky është një festival kombëtar që prezanton jetën kinematografike të vendit. Të gjitha vendet europiane kanë festivalet e tyre. është një rrezik i madh për kinemanë nacionale, ku tregu nuk është shumë i fortë. Kultura e vendeve të vogla, me gjuhë të vogël duhet të jenë në veçanti të mbrojtura. Në këtë rast edhe kinemaja sepse është një element i identitetit kombëtar.
Ju përgëzoj për festivalin dhe konsideroj një sukses tuajin të madh që arritët të sillnit për një ditë në durrës Frank Kopolën. Por dhe mendoj se mikëpritja është një argumenti fortë për vendin tuaj”-tha Zanusi.
Të hënën edicioni i hap me shfaqjen e filmit “Piran-Pirano” të regjisorit slloven Goran Vojnoviç, për të vijuar më pas me filmat e thjerë në listë. Publiku mund t’i ndjekë ata falas në sallën e teatrit “Aleksander Mosiu” dhe në arenën e amfiteatrit antik të qytetit.
Aleks Kalemasi