E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festivali i Filmit Shqiptar ne duart e te huajve

Edicioni i trembedhjete i Festivalit te Filmit Shqiptar do te realizohet vitin qe vjen. Domosdoshmeria e tij jo vetem qe nuk eshte vene ne diskutim por Artan Minarolli thote se do te bejne nje festival model ndonese buxheti mbetet problematik. Nderkaq drejtori i Qendres Kombetare Kinematografike shprehet se festivalet e mbeshtetur nga ta kane probleme te medha organizimi dhe cilesie

Festivali i Filmit Shqiptar do ta vazhdoje rrugetimin. Ardhur deri ketu me hope edicioni i 13 do te organizohet vitin qe vjen. Drejtori i Qendres Kombetare Kinematografike thekson se nuk eshte vene ne dyshim organizimi i ketij aktiviteti per me teper do te vije me nje format te ri. Kujtojme se edicioni i 12 u organizua ne vitin 2006 pas nje mungese 6-vjecare. Atehere diskutimet nuk perjashtuan as domosdoshmerine e ketij festivali i cili ngrihet mbi nje numer te pakte filmash shqiptare te cilet e bejne kohe me pare prezantimin te publiku. Minarolli eshte optimist per edicionin e 13 kur thekson qe jo vetem do te realizohet por do te jete nje festival model. Sipas tij festivalet e filmit qe behen ne Shqiperi edhe me mbeshtetjen e QKK-se kane probleme organizimi.

Mbetet ende e paqarte e ardhmja e Festivalit te Filmit Shqiptar. A do te organizohet serish ky aktivitet

Festivali i Filmit Shqiptar do te realizohet vitin qe vjen. Kjo kohe sherbeu qe te perfundonin realizimet e disa filmave ne menyre qe festivali te kete nje larmi filmash. Nga ana tjeter shperndarja e fondit kete vit nuk na dha mundesi te plote per financimin e nje festivali.

Edicioni i 12 i festivalit u realizua me 2006-n pas gjashte vjetesh mungese. A eshte vene ne diskutim ekzistenca e nje festivali posacerisht per filmin shqiptar duke qene se Qendra Kombetare Kinematografike mbeshtet disa festivale qe organizohen te ne

Nuk eshte vene ne diskutim realizimi i ketij festivali. Tashme ai konsiderohet si festival mbarekombetar jo vetem i Shqiperise por i trevave shqipfolese si Kosova apo Maqedonia. Te gjithe filmat shqipfoles mund te marrin pjese ne te. Vitin qe vjen ne do te mundohemi te organizojme nje festival model. Diskutohet te behet ne fund te pranveres ose ne fillim te vjeshtes sepse keto jane edhe sezonet me te pershtatshme per festivale filmi. Megjithate qe ne muajin shkurt me te ardhur buxheti i ri do bejme nje mbledhje te posacme te bordit per te diskutuar mbi kete projekt. Do te hapim nje zyre te marrim specialiste nga jashte dhe do te perpiqemi qe edicioni i 13 te organizohet nga Qendra Kombetare Kinematografike pa ua deleguar producenteve te tjere. Une dhe stafi i QKK-se kemi kritikat tona ndaj organizimit te festivaleve qe jane mbeshtetur nga Qendra Kombetare Kinematografike dhe duam qe Festivali i Filmit Shqiptar te shnderrohet ne nje shembull.

Te jete nje festival model do te thote se do te vije ne nje tjeter formule. Ka nje projekt paraprak

Eumlshte menduar ne vija te pergjithshme. Besoj se eshte bere nje kuote e mjaftueshme e filmave per te organizuar nje festival te plote. Por vec seksionit konkurrues rendesi do ti jepet elementeve te tjere. Mendohet per nje seksion retrospektive plus nje forum ide e praktikuar ne pjesen me te madhe te festivaleve qe i sherben takimit te producenteve te huaj dhe shqiptare per te bere nje analize te situates se industrise se filmit dhe per krijimin e bashkepunimeve me te mira. Do te perpiqemi te ftojme personazhe te njohura te diaspores si Masiela Lusha Eliza Dushku ndonje regjisor apo aktor tjeter me origjine shqiptare. Duam te bejme nje mbledhje te elementeve shqiptare te kinematografise ne nje aktivitet dhe te krijojme edhe nje festival model.

Ju thate se keni kritika ndaj festivaleve qe vet QKK-ja i ka mbeshtetur. Behet fjale per organizimin cilesine...

Ndaj te gjitha festivaleve qe kemi pare deri tani kemi qendrimin tone ne lidhje me organizimin me cilesine e filmave dhe ne lidhje me rezonancen qe i ben festivali komunitetit jo vetem kineasteve por te gjithe artdasheseve. Duhet bere me shume publicitet duhen organizuar aktivitete te tilla ndaj te cilave te kthehen me shume syte.

A do te sherbeje si kriter cilesia per miratimin e projekteve nga bordi dhe ndarjen e buxheteve ne te ardhmen

Kemi filluar qe kete vit te vendosim kritere per miratimin e projekteve edhe pse as ne nuk i kemi konsoliduar mire. Ne ishim keto dite te ftuar ne Festivalin e Filmit ne Prishtine ku cuam edhe dy anetare te bordit qe te njihen me nje tjeter menyre organizimi. Festivali i Prishtines na la pershtypje shume te mira dhe ishte me i mire se festivalet qe organizohen te ne. Jane pervoja qe duhet ti kemi parasysh. Por ne edicionin e 13 te Festivalit te Filmit Shqiptar do te zbatojme nje metode te re. Do marrim specialiste nga jashte te angazhuar posacerisht per festivale te cilet mund te vijne nga Kosova Festivali i Selanikut ose Sarajeves dhe do ngreme zyra ne menyre qe organizimi te mos caloje. Organizimi eshte problem ne festivalet tona. Ne kemi zakon qe nje njeri merr persiper te gjitha. Eumlshte nje metode qe duhet shkulur nga mentaliteti yne pergjegjesite duhet te ndahen ne grupe te vecanta.

Ju folet per veshtiresi financiare. A ka fond te mjaftueshem vitin qe vjen per te organizuar nje festival te ketyre permasave qe ju po flisni

Duke qene se fondi i projekteve menaxhohet nga QKK-ja ne do te perpiqemi te bejme me te miren ndonese cdo vit ka probleme. Ne fakt ne kemi vazhdimisht presion te madh nga kineastet per te mbeshtetur realizimin e filmave te rinj sepse ai eshte prioriteti i qendres. Por ne duam ta bejme kete festival te tradites tone.

Meqenese jemi te filmat shqiptare. A eshte caktuar nje date e mbledhjes se bordit per te shqyrtuar projektet per filmat me metrazh te gjate

Bordi do ta beje mbledhjen ne fund te tetorit. Eumlshte pak vone ne fakt por e lashe vendimin ne vullnetin e tyre sepse jane dhjete projekte te filmit te gjate dhe skenaret kerkojne kohe te mjaftueshme per tu shqyrtuar. Afati i fundit i shqyrtimit te dosjeve ishte me 15 shtator dhe bordi do te kete kohe me shume se nje muaj per te shqyrtuar projektet e per te miratuar me te miret.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›