E Diel, 1 Nëntor 2026

Gola tension dhe polemika Shkumbini-Besa nuk ka fitues

Superiore Barazim 2-2 Mancaku gabon nje 11-metersh kavajasit kontestojne gjykimin

Sfida e fundit e javes se peste te Kategorise Superiore ajo e luajtur ne Peqin ndermjet Shkumbinit dhe Beses i kishte te gjitha elementet gola shtylla probleme me mbarevajtjen dhe polemika. Takimi eshte mbyllur ne barazim 2-2 por nga te dyja kampet ekziston bindja se mund te kishin marre me shume. Pengu i vendasve eshte penalltia e humbur ne te 48-ten nga Bledar Mancaku. Ne anen tjeter kavajasit jane larguar me pretendime per gjykimin e Lorenc Jeminit. Sipas teknikut Perparim Daiu arbitri duhej te kishte anuluar golin e dyte te Shkumbinit nderkohe qe nuk ka akorduar edhe nje penallti per Besen.

Ndeshja nis vrullshem dhe vetem pas 6 minutave loje vendasit zhbllokojne rezultatin me Dervishin. Besa nuk pajtohet me dizavantazhin manovrat ofensive te kavajasve shperblehen ne te 28-ten me rrjeten e Mihanit i cili realizon pas nje shkeputjeje te Dos Santos nga e djathta. Peqinasit protestojne ashper me pretendimin se pozicioni i sulmuesit brazilian ne momentin e nisjes se aksionit ishte i parregullt. Kontestimet e lojtareve shoqerohen me protestat e tifozeve ne tribuna gjyqtari Jemini nderpret takimin per afro 2 minuta pas hedhjes se sendeve ne fushe. Loja rifillon por nderpritet serish pasi vijerojtesi ne krahun ku nisi aksioni i barazimit te kavajasve vazhdoi te ishte ne shenjestren e tifozeve peqinas. Ne te 40-ten Shkumbini kalon serish ne avantazh me Emiliano Veliajn i cili shenon me nje gjuajtje te forte nga jashte zones. Kete here jane kavajasit qe protestojne pasi sulmuesi i vendasve Mustafaji i cili ishte ne pozicion jashteloje ka qene ne trajektoren e topit qe perfundoi ne rrjete. Perpara fundit te pjeses se pare Besa godet traversen me Osmanin ndersa fraksioni i dyte i lojes nis me 11-metersh per Shkumbinin. Megjithate Mancaku gabon gjithcka ne ekzekutim dhe le ndeshjen te hapur. Kavajasit falenderojne dhe shfrytezojne mundesine duke barazuar shifrat ne te 59-ten me Cikalleshin qe vetem sa duhet te shtyje ne rrjete nje asist te Haxhibulic. Loja vazhdon me raste te shumta per Shkumbinin nje tjeter shtylle te goditur nga Besa megjithate rezultati nuk ndryshon. Pika e ndare nuk kenaq asnje prej skuadrave te cilat vazhdojne te renditen ne gjysmen e fundit te klasifikimit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›